Ish-drejtoresha i shkruan Ramës: Etilda ka vetëm imazhin e ‘vajzës së mirë’

Ish-drejtoresha i shkruan Ramës: Etilda ka vetëm imazhin e ‘vajzës së mirë’

14:01, 12/12/2019

Një nga drejtoreshat e rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë, Katrin Treska, është shkarkuar nga detyra, raporton Panorama. Treska mbante postin e Drejtores së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë.

Por Treska ka shkruar një email, të cilin e ka siguruar Panorama. Në letrën drejtuar kolegëve të saj dhe kryeministrit Edi Rama, ajo e ‘këshillon’ këtë të fundit që të mësojë ministren Etilda Gjonaj se si të sillet.

“Kam një këshillë për ju, mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti, apo t’ju drydhë personalitetin nga askush, as nga Gent Sekretari, as nga Etilda Ministresha. Mos e lejoni më! Mos lejoni më asnjëri qoftë, grua pa takt dhe shpirt humbur t’ju mbajë peng me fjalën “shkarkim”. Nuk do dua kurrë t’ju imagjinoj më, ashtu si ju shihja shpesh tek gëlltisni lotët dhe ndjenjën e tmerrshme të fyerjes, njësoje si episodi i të premtes së kaluar. Mos e lejoni më njërën, as tjetrën. Puna nuk është çark, është punë dhe frymë bashkëpunimi në grup, për përmbushen e objektivave”, shkruan Treska.

Ndërkohë që në letër, ish-drejtoresha i kërkon kryeministrit: “Të lutem ndihmoje Etilën! Ndihmoje të sillet me kolegët e bashkëpunëtoret, ashtu si imagjinojnë se sillet me ju. Tregoja me takt të lutem që ta kuptojë se kjo është shumë e rëndësishme për Ministrinë dhe për vete Qeverinë. Ndihmoje të gjejë një Kabinet, ca drejtorë dhe këshilltarë të mirë. Ndihmoje në këtë drejtim se, vetëm imazhi i “vajzës së mirë”, nuk do ta ndihmojë qeverinë që po kryeson, të këtë ministri që ndihmon suksesin”, thekson ish-drejtoresha.

Ironike në emailin e saj, Treska thumbon ministren Gjonaj, e cila vendosi shkarkimin e saj, por nuk lë pa komentuar edhe sjelljen e saj me vartësit në institucion.

“Etilda e dashur, të erdhi radha e përshëndetjes, Gjithmonë të kam menduar më kërshëri. Një vajzë e thjeshtë nga qyteti i bukur i Pukës, që ka arritur gjithcka ka dëshiruar në jetë një grua apo vajzë shqiptare, madje shumë shpejt. Një familje të mrekullueshme. Një karrierë për t’u patur zili. Pa shumë mundime në administratë, në moshën 36 vjeç Ministre e Drejtësisë. Të njeh gjithë Shqipëria, (pra edhe e famshme), shumë kanë simpati.Je simpatike dhe elegante. E papërfolur për dy vite ministre, përveç ndonjë episodi si biletat e shtrenjta të udhëtimeve dhe të hoteleve jashtë vendit. Kokë ulur dhe punëtore dukesh në publik"– shkruan Treska ne emailin drejtuar ministres Gjonaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ferro12/12/2019 15:14

Un se di kush esht kjo, ama di qe kur bejne keshtu u ka ngec sharra ne gozhd, sdo e ket lene ministrja t vjedh dhe ka filluar flet lart e posht

Shto koment

Denonco