'Edvin Mafia hedh vallen me mashtrime mbi fatkeqësinë, vetëm 60 mijë euro ka disbursuar!'

'Edvin Mafia hedh vallen me mashtrime mbi fatkeqësinë, vetëm 60 mijë euro ka disbursuar!'

11:58, 12/12/2019
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Ramën se 'po hedh valle me mashtrime mbi fatkeqësinë e goditurve nga tërmeti'. 

;Kriminale” e ka konsideruar Berisha këtë sjellje, nisur nga fakti se qeveria nuk ka nxjerrë thuajse asgjë lek nga Buxheti i Shtetit për të përballuar pasojat.

Në shënimin e tij në vijim, Berisha i drejtohet si gjithnjë kreut të qeverisë si “Edvin Mafia” dhe fton mediat të zbulojnë gënjeshtrat e tij.

Edvin Mafia hedh vallen me mashtrime mbi fatkeqësinë e të goditurve nga tërmeti. Kriminale! Vetëm 60 mije euro Thesari i Shtetit ka disbursuar për fatkeqësinë natyrore të tërmetit.

Njeriu që tallet me fatkeqësinë, viktimat dhe mjerimin e qindra e mijëra familjeve shqiptare, që në dy javë ka shpenzuar nga Buxheti i Shtetit vetëm 7 milionë lekë për dëmshpërblimin e viktimave, disa me 1 milion lekë, të tjerë vetëm 120 mijë lekë, bredh duke hedhur valle me gënjeshtra dhe mashtrime çdo ditë.

Kështu, pasi procesi i vlerësimit të ndërtesave, për shkak të numrit tepër të kufizuar të ekspertëve që ka angazhuar, ecën me ritme breshke dhe sot janë me mijëra ndërtesa që nuk i ka kontrolluar njeri, dy netë më parë Edvin Mafia deklaroi se ka angazhuar fiks 500 ekspertë për vlerësimin e tyre, pra numrin e ekspertëve që rekomandoi për mobilizim Kryetari i PD-së para 10 ditësh.

Për fat të keq, mediat qeveritare, pa asnjë verifikim, si njeriu që ha sapunin për djathë apo që duan t’iu shesin bukvalet e padronit të tyre si të vërteta, qytetarëve, vrapuan të shpërndajnë lajmin e rremë.

U bëj thirrje gazetarëve të kërkojnë listën e ekspertëve të angazhuar dhe do të gjeni se ajo është një rrenë cinike, me të cilën Edvin Droga mashtron qytetarët dhe helmon tregun mediatik.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimet e papërgjegjshme të Edvin Kristaq Ramës, mungesën e fondit fillestar të marrë me VKM nga fondi rezervë i qeverisë për nevojat më imediate të fatkeqësisë dhe iu bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi kundër njeriut që hedh valle me mashtrime në kurriz të njerëzve fatkëqinj dhe të hedhim në koshin e plehrave një minutë e më parë, Edvin Mafinë dhe narkoqeverinë e tij!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco