'Kisha pallatin sipër’, Fatmir Gjana rrëfen 24 orët e tij nën rrënoja

'Kisha pallatin sipër’, Fatmir Gjana rrëfen 24 orët e tij nën rrënoja

11:55, 12/12/2019
A+ Aa A-

Pas familjes së Ajet Meçjas, Edi Rama vizitoi sot edhe familjen Gjana në Durrës, e cila humbi një pjestar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Nën rrënoja mbetën dy persona, gruaja dhe bashkëshorti. Për fat të mirë, Fatmir Gjana u nxorr pas një ndërhyrjeje të grupit të shpëtimit nga Vlora.

Fatkeqësisht nën rrënoja pa jetë mbeti Xhuljeta Gjana, 60 vjeçe.

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi ndërhyrjet e ekipit të shpëtimit nga Vlora.

‘Grekët dhe italianët me thanë që ajo që bëri Luani (kreu i grupit të shpëtimit të Vlorës) ishte e paimagjinueshme’, tha Rama.

‘Nuk lëvizja dot sepse kisha të gjithë pallatin sipër. Mund të lëvizja vetëm duart’, tha Fatmiri duke theksuar se fatkeqësisht gruaja nuk ia doli.

‘Në momentin që ra tërmeti u ngritëm nga krevati. Vetëm pesë sekonda dhe u shemb. Mua më kapi tek dera, kurse gruaja tentoi të dilte jashtë. Nuk e dija që kishin rënë dy katet e pallatit.

Kur dola pyeta për gruan, dhe më thanë që ka dalë një grua. Kur shkova tek spitali pyeta dhe më thanë që nuk ka dalë ende. Aty i thash që ajo ka vdekur, sepse nuk mund të shpëtonte nga mënyra se si ra pallati. Ishte mes dy korridoreve dhe i ranë kolonat’, vijoi Fatmiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco