'Sikur je tapë o burrë i dheut', sherr në Komisionin e Edukimit mes Lelës dhe deputetëve

'Sikur je tapë o burrë i dheut', sherr në Komisionin e Edukimit mes Lelës dhe deputetëve

11:47, 12/12/2019

Paraditen e së enjtes u mblodh Komisioni për Edukimin, ku u diskutua për paketën antishpifje.

Të pranishëm në seancë dëgjimore ishin Mark Marku dhe Alfred Lela, të cilët u “përplasën” me anëtarët e komisionit.

Në momentin që mori fjalën Alfred Lela, njëri nga deputetët ndërhyri, duke shkaktuar reagimin e Lelës.

“Sikur je tapë o burrë i dheut”, tha Lela, ndërsa menjëherë deputeti Halit Valteri iu kthye duke i thënë Lelës se nuk mund t’i drejtohet me ato fjalë asnjërit prej deputetëve.

“Po çfarë deputeti je ti? Me gjithë mend e ke? E di veten deputet ti?”, ishte përgjigjja e Lelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco