VIDEO/ Mark Marku detyron Mirela Kumbaron të braktisë Komisionin e Medias

VIDEO/ Mark Marku detyron Mirela Kumbaron të braktisë Komisionin e Medias

10:59, 12/12/2019

Edhe dita e dytë e mbledhjes së Komisionit të Medias me përfaqësues të grupeve të interesit u shoqërua nga tensione të larta.

Në këto takime diskutohet për nismat antishpifje të qeverisë, të kritikuara ashpër nga opozita, ndërkombëtarët dhe komuniteti i medias.

Profesori i Shkencave të Komunikimit, Mark Marku e ka cilësuar ligjin e propozuar nga qeveria si një turp.

“Ky ligj është hartuar nga injorantë në fushën e medias. Turp të kenë pasi kërkohet të shtypet liria e medias. Çdo deputet që e voton merr pjesë në krim. E keni bërë Kuvendin si furgon.”

Siç duket fjala e profesor Markut, nuk i ka pëlqyer ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila komunikonte me anëtaret e komisionit, teksa Mark Marku fliste kundër ligjit.

Marku ka kërkuar vëmendjen e znj. Kumbaro, e cila më pas u largua nga mbledhja e komisionit në shenje revolte.

DEBATI

Marku-Kumbaros: Nuk jam në furgon unë këtu.

Kumbaro: Qetesohu dhe ruaj etikën.

Marku: Ju s’keni as etikë, as integritet. Jeni punëtorë të një njeriu që do t’ju shkelë.

Video e plote:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco