Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Po u vjen fundi'/ Ambasada e SHBA tregon si do funksionojë SPAK

'Po u vjen fundi'/ Ambasada e SHBA tregon si do funksionojë SPAK

10:03, 12/12/2019
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një videoje, na tregon se si do të funksionojë SPAK. Në video ambasada jep mesazhin se ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm, po u vjen fundi.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.

#ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit’, thuhet në një reagim të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Më poshtë keni videon shpjeguese:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

liu 12/12/2019 10:22

mos na tregoni per spakun per na thoni pse e keni refuzu agron tufen

Shto koment

Denonco