Albin Kurti: Kufiri me Serbinë nuk është njësoj si me Shqipërinë! Bashkimi me mjete …

Albin Kurti: Kufiri me Serbinë nuk është njësoj si me Shqipërinë! Bashkimi me mjete …

09:10, 12/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i pritshëm i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të mbrojë idenë e tij për bashkimin e trojeve shqiptare.

Sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm kur shteti i Kosovës të ketë sukses.

Në një intervistë për DW, Kurti ka deklaruar se bashkimi me Shqipërinë do bëhet në mënyrë paqësore, ku ai të ulet në karrigen e kryeministrit.

Albin Kurti: Ne nuk e shohim kufirin karshi Serbisë njësoj si kufirin karshi Shqipërisë. Sepse ne nuk kemi si t'i barazojmë Shqipërinë dhe Serbinë. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi shqiptar, është kufi i Serbisë dhe i Jugosllavisë.

Në mandatin tonë qeverisës ne do të përqëndrohemi në dy prioritete: në punësim dhe në drejtësi. Sepse ne duhet të arrijmë së pari që shteti i Kosovës të ketë sukses. Afrimin, integrimin e bashkimin një ditë dikur në të ardhmen me Shqipërinë unë nuk e shoh nëpërmjet dështimit të shtetit të Kosovës, por nëpërmjet suksesit.

Ne duhet të bëjmë së pari që ky shtet të ketë sukses. Dhe populli shqiptar i ka ende traumat e Konferencës së Londrës së viti 1913, kur ministri i Jashtëm britanik i asaj kohe, sir Edëard Grey pati thënë: "Ia bëmë një padrejtësi të madhe shqiptarëve për të ruajtur paqen në Europë”.  Por pa kaluar viti shpërtheu Lufta e Parë Botërore.

Afrimi, integrimi, bashkimi me Shqipërinë ne nuk e shohim kurrsesi me mjete jopaqësore dhe me mjete jodemokratike, dhe me mjete jokushtetuese. Por po e them që kjo nuk mund të bëhet së shpejti, me të ardhur unë në zyrën e re të kryeministrit.

Së pari duhet të ngremë shtetin e Kosovës, ku përqëndrimi ynë do të jetë tek ekonomia dhe drejtësia. Një ndër prioritetet do të jetë edhe dialogu parimor me Serbinë, por ky nuk do të jetë prioriteti kryesor. Prioritetet kryesore do të jenë drejtësia dhe punësimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco