Osmani: Në ditët në vijim, lëvizje pozitive për koalicionin me Vetëvendosjen

Osmani: Në ditët në vijim, lëvizje pozitive për koalicionin me Vetëvendosjen

07:44, 12/12/2019
A+ Aa A-

Në një intervistë, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se beson që ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive sa i takon arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjasat janë jashtëzakonisht të mira, por natyrisht varet edhe nga vullneti që tregohet. Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë më respekt në raport me partnerin tonë potencial qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje. Natyrisht presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, të jetë i suksesshëm në Qeverinë e ardhshme”, është shprehur ajo në një intervistë në RTK.

“Besoj që në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive dhe secili prej nesh duhet të shikojë se si të kontribuojë pozitivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti12/12/2019 10:12

marveshje nuk mbehete midis albi kurti osmani se do futete partite te shqiperi ne kosove te mbroje hshimi thaci ramush haradinaj kadriveseli dhe te mbehete zjgedhje dhe kostime date dhekur fillon

Shto koment

Denonco