‘Ka zgjidhje, por Rama nuk e bën sepse e propozoi PD’

‘Ka zgjidhje, por Rama nuk e bën sepse e propozoi PD’

23:19, 11/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar në “Byro Politke” mbrëmjen e sotme Eno Bozdo ish-ministër i ekonomisë, tha ndër të tjera se një zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë, do të ishte zhvendosja e njerëzve, që kanë ngelur pa shtëpi, në apartamentet stok, që ndodhen në vijën bregdetare të Durrësit, duke paguar qeranë me çmimin e tregut pronarëve të tyre.

“Brenda Durrësit ka pallate të dëmtuara që banorët ende nuk kanë parë asnjë njeri nga administrata të shkojë dhe të kontrollojë situatën. Njerëzit kanë nevojë për siguri psikologjike. Kuptoj faktin që është e parakohshme për të kërkuar shifrën e dëmeve nga tërmeti. Ne i kemi thënë në propozimet tona që të duhet të shtohen inxhinierët në terren. Është e domosdoshme që të thërrasë inxhinierët për këtë situatë emergjente pas tërmetit. Dy javë janë të mjaftueshme për të kontrolluar territorin në tapet dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Stoku i apartamenteve të pa shitura në Durrës në gjithë bregun e plazhit është 3500 apartamente. Jemi në gjendje të jashtëzakonshme duke qenë në situatë të tillë mund të merren këta njerëz dhe i strehoj në këto apartamente duke i paguar qeranë me çmimin  e tregut atyre pronarëve që kanë këto apartamente, pse duhen lënë njerëzit të vdesin së ftohti? Pra dua të them që ka zgjidhje për situatën por Rama nuk e bën se e ka dhënë si zgjidhje PD. Këta njerëz që kanë humbur gjithçka nuk mund të jetojnë në çadra. Gati 3 javë pas tërmetit kemi vetëm konferenca shtypi që vazhdimisht ndryshojnë numra, se nga i gjenë këto numra, zoti e di”, tha Bozdo./abcnews.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco