Takimi me ambasadorët/ Rama veçon mesazhin e SHBA dhe 'thumbon' BE-në

Takimi me ambasadorët/ Rama veçon mesazhin e SHBA dhe 'thumbon' BE-në

21:08, 11/12/2019

Në fjalën e tij para ambasadorëve në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e fundit të vitit, kryeministri Edi Rama u kërkoi sërish ndihmë për të përballuar faturën e tërmetit.

"Fatura është e lartë dhe besoj që këtë faturë mund ta përballojmë vetëm me ndihmën tuaj. I jam mirënjohës KE-së që vuri në lëvizje një mekanizëm për një shumë të parë, shpresoj që do të pasohet nga të tjera", u shpreh Rama.

Por teksa falenderoi të gjitha shtetet që ndihmuan Shqipërinë, kreu i qeverisë veçoi mesazhin e të ngarkuarës me punës të SHBA në Tiranë duke prekur Leyla Moses-Ones, ndërsa 'thumboi' BE-në kur tha se kush nuk inatoset me Bashkimin Europian, por sigurisht referenca nuk ishte për reagimin pas tërmetit, por si duket për vendimin e tetorit për negociatat. 

"Ju jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Unë e di sesi ju nuk pritët as të zbradhte dita për të na ofruar ndihmë. Nuk kam ndërmend ti publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj, por mesazhin e Leyla Moses-Ones  e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjeç sot, Zaho të bëjë pyetjen e parë për SHBA-në, unë do i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër do të vijë dita kur im bir do të inatoset me BE-në, por kush nuk inatoset me BE? Unë do i tregoj heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar shqiptarët", tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 12/12/2019 00:18

Zahos ke cfare i tregon, e di që ke per ti treguar Bankat ku ke fshehur parate e vjedhura, ke per ti treguar si mashtrove shqiptaret ne bashkepunim me disa Diplomat te huaj dhe i shperndave shqiptaret neper Europë duke larë haletë e botës, ke për ti treguar si je tallur me popullin me te vjeter ne Europë, ke per ti treguar si tentove te prekesh kufijt e Kosoves se knej nga Greku e ke bërë gjëmën, cfarë te them tjetër me keq nuk bohet, ohh se harrova thuj Zahos qe babain e ke drogaxhi hajdut pederast manjak gënjeshtar dhe me pak fjale nje Monster. Dhe Zaho do krenohet me ty se do ti lesh pasurine qe i vodhe Shqiptareve. Zoti ta shperbleft mër Edi Rama ku te djeg më shumë. Mos u boj merak se ai lart vonon por nuk harron.

Shto koment

Denonco