E TURPSHME/ Racizmi i Ramës në Laç: 'Bjere çik atë të ziun, ku është ai i ziu'?

E TURPSHME/ Racizmi i Ramës në Laç: 'Bjere çik atë të ziun, ku është ai i ziu'?

19:26, 11/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Laçit, ku vijoi shfaqjet e tij mes të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në rolin e show-manit, që kontrollon çdo gjë dhe i jep fjalën atij që do vetë, shefi i mazhorancës me zë dhe me figurë shfaqi edhe shenja të forta racizmi.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga vetë kryeministri në Facebook, ai i drejtohet një anëtari të komunitetit rom me fjalën “i ziu”.

“Bjere çik atë të ziun, ku iku?”, i drejtohet Rama truprojave të tij, teksa fjalën e kishte pr një qytetar, i cili i kërkoi një hotel për nënën e tij.

Por kryeministri nuk u mjaftua me kaq... Edhe më pas ai iu drejtua sërish me të njëjtën gjuhë: “Ku është ai i ziu?...

Sjellje e padenjë për një njeri rruge e jo për kryeministrin e një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian. /SYRI.net

Pjesë nga biseda

Qytetari: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qera.

Rama: Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ç’ke prapë do ta rregullojmë shtëpinë dhe me qera do jesh ti.

Qytetari: Po s’na i japing ne shtëpitë me qera.

Rama: Çfarë thua ti? Pronari që do i rregullojmë shtëpinë, do ta ketë kush që do të ta japë prapë ty me qera.

Qytetari: Vëre dorën në zemër edhe për romët

Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri. Ju keni zemër të madhe, muzikë, harem, bëni kalamaj. S’ankoheni fare ju. Bëni jetë.

Qytetari: Unë kam plakën 82 vjeçe në çadër. Dua një dhomë hoteli për plakën (qytetari largohet, Rama e thërret ti japë çelsat”. 

Rama: Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai i ziu mër, nga më iku?

Qytetari: Faleminderit shumë

Rama: Merri çelësat, çojë plakën në hotel!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Antirilindas11/12/2019 21:10

Mos na u hiqni kaq qibarë, boll me hipokrizi, se ashtu janë gabelët, të zinj, edhe po ti quani ndryshe është tallje akoma më e keqe. Njësoj sikur të na thonë ne se jemi amerikanë, kur në fakt jemi në fund të kombeve të qytetëruara.

Shto koment

Denonco