Nuk lenë as thërrimet/ Prapë oligarkët, prapë rreth Vilma Nushit

Nuk lenë as thërrimet/ Prapë oligarkët, prapë rreth Vilma Nushit

18:54, 11/12/2019
A+ Aa A-

Oligarkët pranë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë të përfitojnë nga të ardhurat publike. Së fundmi është Vilma Nushi, e cila vazhdon të marrë tendera jashtë profilit të biznesit të saj.

Siç mëson Syri.net, biznesmenja e njohur për afërsinë me shefin e qeverisë, është fituese e tenderit për reklamat e institucioneve.  

Gjashtë ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Turizmit zhvilloi një tender me fond limit 13.2 milionë lekë ose rreth 110 mijë euro me objekt materiale promocionale. Disa ditë para zhvillimit të tenderit në media dy punonjës të Agjencisë së Turizmit akuzuan publikisht drejtoreshën e këtij institucioni se kishte paracaktuar fituesin e tenderit.

Sipas dokumenteve të zotëruara nga SYRI.net, fituese e tenderit 110 mijë euro të materialeve promocionale në Agjencinë e Turizmit është shpallur kompania ‘Interlogistic’.

Kjo kompani zotërohet nga Edmond Hido dhe rezulton e lidhur ngushtë me biznesmenen Vilma Nushi.

Familja e Edmond Hidos zotëron 50% të aksioneve të kompanisë Trimed. Kjo kompania është një nga dy aksionerët e koncesionit të Check-Up-it së bashku me kompaninë tjetër “Marketing Distribution” të Vilma Nushit.

Pra shoqëritë e lidhura me Vilma Nushin, përveç detergjentëve, cigareve dhe koncesionit të kontrollit bazë tashmë fitojnë edhe tenderat shtetërorë të materialeve promocionale.

Vilma Nushi njihet si një nga biznesmenët më të afërta me qeverinë. Ajo është akuzuar shpesh nga opozita, por jo vetëm si një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike. Kontrata simbol e përfituar nga kompania e Vilma Nushit është koncesioni I kontrollit mjekësor bazë, i cili është shoqëruar më parregullsi të mëdha financiare të denoncuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.     

Check Up

Për katër vjet rresht kompania private që ka koncesionin e Check-Upit  është paguar dhe për shërbime, që ajo nuk i ka realizuar, duke garantuar fitime të qëndrueshme për gjithë periudhën e koncesionit. Kjo shumë në 4 vjet, që kur ka filluar aktivitetin koncesionari llogaritet në 801 milionë lekë, ose rreth 6.5 milionë euro, sipas vlerësimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e buxhetit faktik 2018 ka konstatuar nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë CHECK-UP me PPP rezultoi se, edhe këtë vit nuk janë arritur projeksionet e kontratës duke bërë që, pagesat e marrë tepër nga koncesionari, për punën e pa kryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, pra kosto shtesë progresive (duke zbritur shpenzimet stabël) është 801 milion lekë (241 milion lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të pa realizuara dhe 560 milion lekë TVSH-ja e faturuar e këtij shërbimi), ndërsa për vitin 2018, kjo kosto shtesë llogaritet për 168 milion lekë (22 milion lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të pa realizuara dhe 146 milion lekë TVSH-ja e faturuar e këtij shërbimi).

Koncesionari i check-up, ndonëse shërbimet mjekësore janë të përjashtuara nga TVSh rezulton që ka faturuar me TVSH.

KLSH thekson se se në rastin e TVSH ka një mosveprim të unifikuar të disa institucioneve shtetërore të cilat pasojnë përgjegjësitë nga njëri tek tjetri. KLSH konstaton me shqetësim trajtime të ndryshme për aplikimin e TVSH ndërmjet kontratave koncesionare, ndonëse shërbimet që ofrohen nga këto kontrata janë të përjashtuara nga TVSH.

DOKUMENTET E SIGURUARA NGA SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Idi11/12/2019 19:53

    Hajdutja vetem ne burg. Nushi po ngre pasurine mbi hallet e gjakun e ketij populli

    Shto koment

    Denonco