Takimi me ministrin e Jashtëm italian/ Fjala e plotë e Bashës: Fokusi ynë të ndihmojmë njerëzit, jo të bëjmë shfaqje me tryeza

Takimi me ministrin e Jashtëm italian/ Fjala e plotë e Bashës: Fokusi ynë të ndihmojmë njerëzit, jo të bëjmë shfaqje me tryeza

17:47, 11/12/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot një takim me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, ku një nga temat që u prek ishin edhe pasojat e tërmetit. Në fjalën e tij për mediat, Basha tha se fokusi i Partisë Demokratike në këtë moment mbetet ndihma ndaj njerëzve, dhe jo tryezat boshe për shfaqje. 

• Fatkeqësia natyrore tregoi sa i papërgatitur është shteti shqiptar për t’u përgjigjur në fazën e emergjencës dhe pas saj.

• Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit. E ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve.

•150 milionë dollarë, që sot janë më të nevojshme se kurrë për mijëra familje në nevojë, pa bukë, pa strehë, pa ilaçe, me fëmijë të vegjël, me të moshuar të sëmurë.

•Qeveria e kapër detyrë t’i gjendet biznesit jo thjesht në zonën e Durrësit, por kudo ku është i goditur dhe tronditur nga tërmeti.

•Është koha të kalohet nga shfaqja tek veprat.

•Opozita është e vendosur për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike sipas udhërrëfyesit të Bundestagut, reformë zgjedhore-zgjedhje të lira e të ndershme për rikthimin e legjitimitetit.

•Reforma zgjedhore dhe vullneti i lirë i qytetarëve, përmes zgjedhjeve të parakohshme, përcaktojnë cilësinë e demokracisë, jo shfaqjet apo fotot mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës.

Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë.

Pyetje:Çfarë biseduat me zotin Luigi di Maio?

Lulzim Basha: I shpreha mirënjohjen time më të thellë, në radhë të parë, për ndihmën e jashtëzakonshme që na dha Italia në ditët e tragjedisë së 26 nëntorit dhe vazhdon të na japë. Ndërkohë që faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare, të pastreha në nevojë urgjente për ndihma humanitare, për ushqime dhe për vlerësimin sa më shpejt të banesave të tyre, riparimin apo rindërtimin e tyre.

Italianët ishin ndër të parët. Kam qenë vetë dëshmitar, me një pjesë prej jush, se si ardhja e tyre me pajisjet dhe ekspertizën e duhur, ishte një mbështetje jo thjesht morale për njerëzit tanë, për efektivat tanë të rraskapitur që gërmonin me duart bosh nën rrënoja, por, faktikisht, edhe për përshpejtimin e operacioneve kërkim shpëtimit, që me siguri ndihmuan për të shpëtuar dhjetëra jetë.

Po kështu e falënderova për rolin që Italia po luan për integrimin europian të Shqipërisë dhe për avokatin e palodhshëm që po bën për hapjen e negociatave.

Diskutuam për krizën politike në vend dhe për vendosmërinë e opozitës për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e kësaj krize për mes udhërrëfyesit tashmë të njohur të Bundestagut, reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme për të rikthyer legjitimitetin kaq shumë të munguar, që ka lënë pasoja të mëdha në shkatërrimin e kapaciteteve shtetërore për të mirë qeverisur apo edhe për t’iu përgjigjur fatkeqësive natyrore si kurse ishte 26 nëntori. Sepse 26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore, por tregoi qartë se sa i papërgatirur është shteti shqiptar, sa keq përgatitur është shteti shqiptar për t’iu përgjigjur një fatkeqësie të tillë, qoftë në përgjigjen e parë, përgjigjen e emergjencës, qoftë në këto dy javë që kanë kaluar.

Larg qoftë sikur diçka e tillë të përsëritej, prapë edhe sot jemi të papërgatitur dhe prapë të njëjtat dëme do të kishim dhe prapë në të njëjtën situatë do të ishim. Ky është një rrezik që nuk mund të pranohet. Ndaj, për këtë kam kërkuar dhe dua të insistoj që të kalohet nga fjalët, shfaqjet dhe sjelljet e papranueshme, intimiduese ndaj medias, ndaj gazetarëve, ndaj analistëve, ndaj qytetarëve, duket se janë një produkt me tepricë dhe totalisht i panevojshëm, në këtë kohë krize,të kalohet urgjentisht në veprat të cilat janë detyrë e qeverisë.

Ajo që i kemi parashtruar është propozimi ynë,por asgjë që kemi parashtruar nuk është çështje vullneti apo dëshire.

Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në detyrë.

Qeveria e ka për detyrë të përfundojë një orë e më parë, jo një orë më vonë, vlerësimin e banesave të qytetarëve.

Qeveria e ka për detyrë të mobilizojë të gjithë inxhinierët e mundshëm, t’i çojë në terren, t’i shtojë grupet e punës.

E ka për detyrë të përdorë ligjin e fatkeqësive natyrore për të anuluar kontratat e 10 oligarkëve. 150 milionë dollarë, që sot janë më të nevojshme se kurrë për mijëra familje në nevojë, për mijëra familje pa bukë, strehë, në dëshpërim, pa ilaçe, me fëmijë të vegjël, me të moshuar të sëmurë.

E ka për detyrë t’i gjendet biznesit jo thjesht në zonën e Durrësit, por kudo ku është i goditur dhe tronditur nga tërmeti. Propozimet të cilat i kam marrë nga propozimet Këshillit Italian të Ministravedhe sigurisht i kemi adoptuar me ekspertët tanë më të mirë sipas nevoja vetë biznesit të Durrësit. Janë plotësisht të bëshme. Kush thotë të kundërtën, ose nuk di ose gënjen. Janë propozime, të cilat, po të shikoni, në shumë vende, duke filluar me Italinë fqinje, kanë qenë pikërisht këto propozime, ato 5 pika që kemi nxjerrë për biznesin, kanë bërë të mundur, kanë ndaluar futjen në një “dimëre konomik” zonave të prekura nga tërmeti.

Ekonomia jonë ishte e goditur nga tërmeti ekonomik edhe përpara këtij tërmeti. Çfarë do të duhet të presim?!

Pyetje: A do të uleni në tryezë me Ramën?

Lulzim Basha: Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë 10 herë. Më vjen keq por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveçse asaj që kam thënë për këtë. Fokusi im, energjia im edhe e Partisë Demokratike është të ndihmojmë me çdo mënyrë, me çdo formë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po na shton dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve.

Pyetje:Zoti Basha pse nuk mendoni se mund të jetë kjo një mënyrë për të treguar se jeni në ndihmë të qytetarëve? 

Lulzim Basha:Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë me dhjetëra herë. Fokusohuni tek mesazhi që sapo ju dhashë: Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhores i paspropozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë, jo fotot dhe shfaqjet midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zeqo11/12/2019 18:26

Nuk e di po mendoj se basha ka bere nje marrveshje ne 2017 me ramen .si lexoj ndryshe veprimet e PD -s nga 2017 e kendej.pse nuk trgoi cfar ndodhi ne 2017 , cfar marrveshje bene ne kiurriz te shqiptareve? Asnje koment fare cfar folen. Te kishte qene rama ne opozite tsni do e kishte thyer ne mes PD , per kete jam i sigurt

Shto koment

Denonco