Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Prapaskenat e presionit dhe largimit të Agron Tufës/ Avokati: Ja ambasadat që u njoftuan pas kërcënimeve

Prapaskenat e presionit dhe largimit të Agron Tufës/ Avokati: Ja ambasadat që u njoftuan pas kërcënimeve

17:23, 11/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, avokati Kujtim Cakrani ka folur mbi kërcënimet që ka marrë shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa, i larguar tashmë nga Shqipëria.

Sipas tij, kërcënimet janë denoncuar në prokurori, ndërsa tregoi edhe denoncimet publike të Tufës ndaj prezencës në kupolën e shtetit të ish punonjësve të Sigurimit të Shtetit.

"Zoti Tufa ka denoncuar prezencën e dhjetëra ish punonjës të sigurimit në organe të rëndësishme si Policia e Shtetit, SHISH etj", tha Cakrani.

A ka qenë i përgatitur Agron Tufa për kërcënimet?

"Nëse nuk do të kishte atë vend pune, zoti Tufa sot do të ishte në Shqipëri. Ai paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Është institucion shtetëror, jo fondacion. Nëse nuk bënte publik emrat, do të kishim të bënim me shpërdorim detyre. Këta hakmarren në mënyra ekstra-ligjore. Derisa nuk ishin publikuar emrat, datat etj, nuk kishim kërcënime. Pas kësaj u shtuan edhe sulmet ndaj Tufës dhe familjes së tij", tha avokati.

"Në dijeni time, po e bëj publike,  disa muaj më parë, kur nisën sulmet, ka dashur të kontaktojë ish ambasadoren e Gjermanisë në vendin tonë. I ka kërkuar takim, por nuk ka marrë përgjigje. Por kur zoti Tufa u shpreh se ju po mbështesni krimin e djeshëm, ka pranuar ta takojë. Aty ia ka shpjeguar të gjitha sulmet ndaj tij dhe familjes së tij. Ka kontaktuar edhe me sekretarin e ambasadës së BE, ka kontaktuar OSBE-në, por ja ka bërë publike edhe ambasadës së SHBA në Tiranë. Ka lajmëruar ambasadorët e vendeve që kanë ndikim", tregoi Cakrani.

Ai shtoi se, "pas publikimit të denoncimeve të zotit Tufa, asnjë punonjës policie nuk ka trokitur në institucionin që ai drejtonte". /SYRI.net

Intervista e plotë në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco