Ambasadori gjerman takon Prokurorin e ri të Përgjithshëm: Mbështetje në zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadori gjerman takon Prokurorin e ri të Përgjithshëm: Mbështetje në zbatimin e Reformës në Drejtësi

16:24, 11/12/2019
A+ Aa A-

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf  ka takuar ditën e sotme Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela, ku e ka përgëzuar këtë të fundit për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Gjatë fjalës së tij ambasadori Zingraf u shpreh se: ‘Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme.“

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco