Alizoti apel shqiptarëve: Edi Rama i rrezikshëm, s'duhet të fitojë një mandat tjetër

Alizoti apel shqiptarëve: Edi Rama i rrezikshëm, s'duhet të fitojë një mandat tjetër

16:21, 11/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Klaudia Karabolli, anëtari i Kryesisë së PD dhe diplomati Tomorr Alizoti e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një njeri të rrezikshëm, i cili duhet rrëzuar nga shqiptarët.

Sipas tij, shefi i mazhorancës po gjen terren falë sjelljes së qytetarëve, ndërsa këtyre të fundit u bëri edhe një apel: Rama nuk duhet të fitojë zgjedhjet e 2021-shit.

Sa i përket sjelljeve të shtetit pas tërmetit të 26 nëntorit, Alizoti u shpreh se, është e turpshme që një shtet i ri si Kosova të sfidojë Shqipërinë në çdo aspekt.

“E gjithë struktura duhet të funksionojë. Nuk mund ta sfidojë Shqipërinë Kosova, është e turpshme. Tani ka dalë një njeri, që është fatkqeësia më e madhe. Del një njeri, që nga na i nxorri Zoti... Unë fatkqeësinë e shoh te populli. Rama ka gjetur terren dhe e bën. Nuk do të ndodhte e njëjta gjë në Serbi, Kroaci. Rama ka gjetur shesh e bën përshesh.

Ky popull nëse e do Ramën dhe i vbjen për të qeshur nga Rama, le ta mbajnë. Ky popull ka mbajtur edhe Enver Hoxhën. Shoqëria duhet të ngrihet në këmbë e ta rrëzojë. Unë e shoh shumë të rrezikshëm Edi Ramën, nuk duhet të fitojë zgjedhjet e 2021. Ky është apeli im për shqiptarët.

Kam neveri për batutat e tij. Nëse dua të qesh, unë dëgjoj Charlin Chaplin, jo Edi Ramën. Është fatkeqësi. Nuk ka një tezë politike, nuk ka tezë ekonomike. Bëri një lëmsh të madh me Kosovën, me Ballkanin. Ka disa analistë që paguhen mirë... Demokracia është përgjegjësi, nuk vjen nga jashtë. Po të vinin amerikanët nuk do e linin Enver Hoxhën 50 vjet”, u shpreh Alizoti.

INTERVISTA NË SYRI TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/12/2019 00:05

Kjo do të thotë hoqët dorë nga rrëzimi i E Dramës brenda 2020. Do ta gëzojmë deri në 2021? E paskeni fjet mendjen. Po përse e braktisët parlamentin, na thatë që do ta rrëzojmë me protesta për 3 muaj? A keni ndonjë linjë juve të PD? Kishte 78 deputetë, ju i dhuruat 108, për të bërë çfarë i donte trapi, i dhuruat edhe "votimet" e 30 qershorit. 100% të pushtetit lokal. Opozitë i thoni vehtes? Opozitë facebuqe moj burbuqe me këpucë të kuqe. Mjerë Shqipëria!

Antirilindas11/12/2019 19:10

Zoti Alizoti shqiptarët e treguan se ishin të gatshëm ta rrëzojnë, po Luli dhe Pd e lanë në mes gjithë atë vrull popullor, biles edhe mendimi juaj se edvini mund të marrë edhe një mandat të tretë trgon se sa pak të motivuar dhe vetbesues jeni tek opozita.

Isufi11/12/2019 17:16

Hajde hajdeeeee , e paskeni bere marrveshjen eeeee, spaska zgjedhje te parakohshme, 2021 thote ky, ne sduam te kapi 2020. Ordinira, jeni me tradhtar se ky tradhtari, se te pakten ky e ben haptas, kurse ju vini e na shfaqeni si shpetimtare... nga republika e re

Shto koment

Denonco