'S'do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron'/ Basha refuzon sërish tryezën me Ramën

'S'do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron'/ Basha refuzon sërish tryezën me Ramën

16:10, 11/12/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rikonfirmoi edhe njeherë refuzimin për një tryezë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar nga tërmeti.

Duke folur për gazetarët pas takimit me ministrin e jashtëm italian, Luigi Di Maio, ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike.

"Përgjigjen e keni marrë nja 10 herë. Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që ju kam thënë. Nuk do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhimbjen dhe vuajtjen  e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit.

Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës", tha lideri i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco