Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Prokuroria të ketë kujdes’, paralajmëron Vasili: Dvorani të ndiqet penalisht

‘Prokuroria të ketë kujdes’, paralajmëron Vasili: Dvorani të ndiqet penalisht

15:10, 11/12/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në ‘Facebook’ shkruan se Prokuroria duhet të ketë kujdes, të zbatojë ligjin ndaj Dvoranit, duke e ndjekur atë penalisht për dhunim të Kushtetutës.

Vasili shprehet se Dvorani duhet të mos i kundër-vihet më popullit, ndërsa shton se Edi Rama duhet të mos provokojë më me Ramaformën e tij.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Prokuroria te kete kujdes,te zbatoje ligjin ndaj Dvoranit dhe te mos vazhdoje ti kundervihet hapur popullit.

Edi Rama te largoje duart nga drejtesia dhe te mos vazhdoje te provokoje më me Ramaformen e tij sepse populli nuk do ta fale ne asnje menyre dhe fundi i tij do te jete me i pashprese se i Dvoranit te tij. Dvoran ti do te ndiqesh penalisht sot apo neser! Do ndiqesh si i tille se ke shkelur dhunshem Kushtetuten dhe ligjin me dashje dhe kembengulje si kamikaz i partise.

Nuk bllokohet KED, te cilen ti e perdhose me aktet e tua qellimkeqe e antiligjore.

Qe ti te vije ne krye te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, me detyren qe Rilindja te dha per te kthyer Gjykaten Kushtetuese ne gjykate partie, u bllokua KED dhe ngritja e Gjykates Kushtetuese per me shume se dy vite. Ky eshte faj qe nuk i shpeton dot.

Qe botove ne Fletore Zyrtare vendimin e KED, duke dhunuar ligjin qe ta kerkon vetem ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte, eshte faj nga i cili nuk shpeton dot. Qe nuk zbardhe e nuk botove procesverbalet e 30 mbledhjeve te KED eshte faj dhe nuk i shpeton dot. Qe vetshpalle anetare te Gjykates Kushtetuese, kur as Kushtetuta e as Ligji nuk ta jep kete te drejte, eshte faj dhe nuk shpeton dot.

Kur ti kerkon te imponosh presidentit zgjedhjen dhe i dergon kandidatet per dy vakanca njeheresh dhe Kushtetuta ti kerkon sipas radhes dhe nje nga nje eshte faj dhe nuk shpeton dot. Kur qellimisht ja con me vonese kandidaturat Kuvendit kur duhet tja coje ne nje dite me Presidentin,qe te zgjidheshin kandidatet, qe do Rilindja, eshte faj dhe nuk shpeton dot.

Te gjitha fajet veç e veç jane te medha,por te gjitha bashke shume me te medha ndaj edhe fundi, heret a vone eshte i pashprese dhe ketij fundi nuk i shpeton dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco