Takimi me Di Maion/ Basha: Qeveria të anulojë 150 mln për oligarkët, detyrë e saj të ndihmojë njerëzit

Takimi me Di Maion/ Basha: Qeveria të anulojë 150 mln për oligarkët, detyrë e saj të ndihmojë njerëzit

15:55, 11/12/2019
A+ Aa A-

Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e jashtëm italian, kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh ndër të tjera se, tërmeti i 26 nëntorit ishte një fatkeqësi natyrore, por që tregoi se sa i përgatitur është shteti dhe qeveria për të përballuar situata të tilla.

“26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore por tregoi qartë sesa i keqpërgatitur është shteti shqiptar për t'iu përgjigjur një fatkeqësie të tillë. Insistoj që të kalohet nga fjalët dhe shfaqjet në vepra që janë detyrë e qeverisë. Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në nevojë, të përfundojë vlerësimin e banesave", tha Basha.

"Faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare të pastreha. Italianët ishin të parët, ardhja e tyre me ekspertizën e duhur ndihmuan në shpëtimin e dhjetëra jetëve. E falenderova për avokatin e palodhshëm që po bën për negociatat. Diskutuam për krizën dhe vendosmërinë e opozitës për të dhënë kontributin e saj, reformën zgjedhore dhe zgjedhje të parakohshme", shtoi kreu i opozitës. 

Sa i përket sulmeve të përsëritura ndaj medias dhe fjalës së lirë, kreu i PD u shpreh: "Sjellja intimiduese nga media, gazetarëve dhe analistëve është një produkt i panevojshëm në këtë kohë krize".

Prononcimi për mediat:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco