Teatri, Karabina: Vlerësimi ndërkombëtar e vë tani para përgjegjësisë, qeverinë shqiptare

Teatri, Karabina: Vlerësimi ndërkombëtar e vë tani para përgjegjësisë, qeverinë shqiptare

13:29, 11/12/2019
A+ Aa A-

Pedagogia dhe aktivistja Mirela Karabina, e angazhuar fort për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, tha sot se vendimi i “Europa Nostra”për ta shpallur zyrtarisht Teatrin Kombëtar si një nga 14 sitet më të rrezikuara në Evropë, e vendos tani qeverinë shqiptare përpara një përgjegjësie të madhe edhe përballë faktorit ndërkombëtar. E ftuar në studion e SYRI.TV, Karabina tregoi se si u arrit me shumë mund tek kjo pikë, nga të gjitha ata që protesojnë prej gati dy vitesh, 24 orë, në mbrojtje të godinës.

“Ajo që ka ndodhur dje është një histori, - tha Karabina, -  sepse Teatri Kombëtar është cilësuar tashmë edhe nga një këshillim kombëtar, nga profesorë...si një qëndër kulturore me vlerë që duhet të ruhet edhe është vendosur në 14 vendndodhjet që duhet të ruhen dhe trashëgohen.  Sigurisht që kjo është fitore për të gjithë, sepse ne jemi duke e mbrojtur Teatrin Kombëtar, sepse ai nuk është cilësuar i tillë nga qeveria. Më parë ai ka qenë pjesë e Trashëgimisë dhe me qëllim ka dalë nga kjo zonë. 

Vlerësimi ndërkombëtar padyshim e vë para një përgjegjësie qeverinë  shqiptare, jo vetëm përpara popullit, por përpara edhe Evropës. Në këto momente përballë “Europa Nostra”-s.

Dhe për dy muaj bëhen dy vite që tek Teatri ka një protestë. Mediat nuk e kanë mbuluar këtë që po ndodh atje, kështu që prej 19 muajsh është një protestë tek Teatri Kombëtar dhe duke filluar nga 24 korriku,  edhe çdo natë, 24 orë,  ku janë bashkuar artistë, profesionistë, qytetarë për të mbrojtur pronën publike nga shteti.

Nëpërmjet fondacionit “Gjirokastra” që merret me Trashëgiminë, nga Aleanca i është kërkuar ndihmë “Evropa Nostra”. Është një grup specialistësh që janë marrë me këtë gjë dhe me ata që e kanë mbështetur protestën. Kjo nuk ka ndodhur sot, por ka një punë disamujore dhe ka pasur një takim në Francë. 

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e këshillimit ndërkombëtar është rezistenca qytetare që i ka kaluar kufijtë e logjikës së tyre. Pse e them këtë? Sepse pasi përfaqësuesit tanë kanë treguar se çdo bëjnë për kauzën e Teatrit, si janë organizuar evente, shfaqje....këto janë bërë të mundura nga qytetarët shqiptarë që kanë kontribuar me lekë. Ju e dini që Teatri është marrë nga Aleanca, menaxhohet...atje janë ndërprerë edhe dritat dhe uji dhe janë qytetarët që kanë investuar që skena t’u kthehet qytetarëve. 

Pikërisht kjo ka impresionuar. Pensionistët tanë me atë pension të vogël të kontribuojnë për Teatrin, ka qënë një pikë e ndjeshme. 
Ne kemi një kryeministër dhe një qeveri që mezi pret ta ekzekutojë atë që do të bëjë dhe kjo ka bërë që kjo organizatë të marrë në konsideratë protestën dhe të afrojë kohën për të dhënë këtë vendim që dha ditën e djeshme.”
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco