Dvorani: Nëse ndiqem penalisht, nuk e ushtroj funksionin në KED

Dvorani: Nëse ndiqem penalisht, nuk e ushtroj funksionin në KED

13:31, 11/12/2019
A+ Aa A-

Kreu i Këshillit të Emërimit në Drejtësi, Ardian Dvorani, foli për mediat pasi doli nga Prokururia, ku u pyet për padinë e ngritur ndaj tij prej kreut të shtetit.

Dvorani tha se nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar.

“Dola përpara prokurorëve, siç e ka detyrimin cilido. Kam shpjeguar faktet e rrethanat. Unë jam gjyqtar e s’mund të jem gjithë kohën në media, e kam dhënë qëndrimin tim, por s’ka rëndësi çfarë mendoj unë, madje mund të them se s’ka rëndësi as çfarë mendon presidenti, tani është prokuroria që do bëjë verifikimet dhe në përputhje me ligjin do vlerësojë dhe më pas do jetë gjykata, nëse do jetë rasti i gjykatës. Prokuroriët janë duke kryer verifikimet dhe unë s’kam asnjë autoritet të pengoj hetimin”.

I pyetur nëse do bëjë kallëzim për Presidentin Meta, Dvorani u përgjigj: “Unë nuk jam në garë me askënd, nuk llogaris askënd, nëse ligji e Kushtetuta më imponon ta bëj një gjë të tillë, do ta bëj”.

Lidhur me videot që ka paralajmëruar Presidenti, një prej tyre publikuar një ditë më parë, Dvorani tha se askush nuk mund të flasë me vepra arti, duke i cilësuar ato seriale me metrazh të shkurtër.

“Nuk mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë, as në TV, as në gazeta. Këtu kam bërë gjithë shpjegimet e hollësishme. Institucionet, funksionarët kushtetues e publik nuk është e mira t’i shtrojnë problematikat me serial të shkurtër a të gjatë, por t’i çojnë në organet kompetente”.

Ai pranoi se nëse do të merret në ndjekje penale, atëherë nuk do të mund të ushtrojë detyrën në krye të KED, i zgjedhur automatikisht në atë pozicion si i vetmi anëtar në detyrë nga Gjykata e Lartë. 

“Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë, nëse anëtari është në ndjekje penale, pengohet të ushtrohet funksioni. Por këtë do të çmojë përbërja e këshillit”, tha Dvorani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco