29-vjetori i themelimit të PD, Basha: Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne

29-vjetori i themelimit të PD, Basha: Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne

11:48, 11/12/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në 29-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Basha tha se PD ia ka dalë të jetë parti e shpresës. Sipas tij, edhe në këto momente, shqiptarët i kanë sytë nga PD.

“Liri - Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri - Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!

Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri11/12/2019 15:32

Shqiptaret I kane syte nga juu

Sehiri11/12/2019 13:11

Shqiptaret I kane syte nga juu

Shto koment

Denonco