Shikojeni mirë këtë portret/ Mashtrimet e turpshme me ‘veteranë’ 9-vjeçar

Shikojeni mirë këtë portret/ Mashtrimet e turpshme me ‘veteranë’ 9-vjeçar

11:13, 11/12/2019
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Duke nderuar ata që ‘u hapi dosjet’

Në jetëshkrimin politik të Erion Veliajt, të mbushur me autolëvdata të llojit ‘doni më për Belulin’, gjendet edhe pjesa për ‘veprimin e guximshëm të hapjes së dosjeve’.

As Veliaj dhe as agjitpropët rrotull tij, si të paftilluar me punët e shtetit apo të arkivave, nuk e dinin që dosjet nuk ishin mbyllur, pasi me ligjin nr.8457, datë 11.2.1999 ‘Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror’, ligjvënësi e kish vendosur qartë se çdo arkiv mund të deklasifikojë sa të dojë informacionin që posedon.

Dokumentacioni i kohës së komunizmit nuk ka asgjë që të përligjë mbajtjen e klasifikimit apo krijimin e hallkave të tjera parazite shtetërore në kurriz të buxhetit dhe arkivave.

Miratimi i ligjit ‘Veliaj’ që sajoi autoritetin e ‘hapjes së dosjeve’, nuk mund të ishte veçse pjesë e propagandës dhe sigurisht në shkelje flagrante të ligjit të arkivave që do përdorej kryesisht për demagogji. Koha po e tregon përditë këtë.

Tani mbani vesh! Ky në foto është hetuesi Odise Mihal Porodini, me punë sot si biçim sekretari i ‘veteranëve’ (skuadroni enverist i propagandës, kategoria numër 1 që urren të përndjekurit politikë), lindur më 20.9.1930 në fshatin Karjanë të Gjirokastrës. Ka qenë 9 vjet kur filloi lufta dhe 14 vjeç kur mbaroi ajo.

Në vitet 1951-1956 ishte hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në Degën e Hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB. Më 1963-1969 hetues e kryehetues në Degën e Punëve të Brendshme Korçë. Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë. Domethënë veliaj në vitin 2015 na tha se do na hapte dosjet e Porodinit me shokë.

Tani po shqepet e po i ngjit edhe një teneqe bashkiake atij dhe shokëve që ka afër.

Hë më të lumtë o Erion! Po ‘Harabeli’ çfarë mejton? Po ato ‘muret me veshë’, ç’thonë për odisenë e trimat e tij? Kënaquni me ekspozita o të përndjekur! Mos harroni të bëheni pjesë e talljes që ju bëhet. Nderimi shkon për odisenë e shokët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qazim Mulleti11/12/2019 15:48

Kur katunaria zbet mqytet Atdheu asht mrrezim

Shto koment

Denonco