Çfarë duhet bërë tani që Rama tregoi gishtin e mesit

Çfarë duhet bërë tani që Rama tregoi gishtin e mesit

14:23, 10/12/2019
A+ Aa A-

Brenda pak minutash nga publikimi i fotos ku duket Edi Rama teksa u tregon gishtin e mesit qytetarëve, në mesin e një grupi fëmijësh, i ndjekur nga vështrimi i Erion Veliajt, u prodhuan mijëra reagime në rrjetet sociale.

Disa mund të thonë se kjo foto nuk ka nevojë për shumë komente. Të tjerë thonë me të drejtë se ai gisht i mesit shkon për ata mijëra qytetarë që kanë humbur banesat e tyre nga babëzia korruptive e pushtetit të Edi Ramës dhe ‘hijenave’ pranë tij.

Të tjerë mendojnë se gishti i mesit është për ata që humbën jetën në rrënoja sepse shteti nuk i mbrojti pas tërmetit të 21 shtatorit.

Ka edhe nga ata që mendojnë se gishti i mesit është për ata që vdiqën sepse ekipet e shpëtimit të Shqipërisë janë inekzistente.

Lista mund të vazhdojë pa fund, ai gisht shkon për ata qytetarë që vuajnë nga një shtet i rrëzuar përfundimisht përtokë, për ata 500 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, për ata që janë vrarë dhe kanë hyrë në rrugën e mbrapshtë të krimit dhe drogës prej kësaj qeverisje, për ata mijëra që mezi sigurojnë bukën e përditshme, për ata që vdesin dhe vuajnë spitaleve mizerabël, për ata që durojnë përditë korrupsionin dhe nepotizmin, për ata që mbajnë mbi shpinë padrejtësitë e kësaj qeverisje, etj.

Por gishti i mesit i Edi Ramës nuk është një rrufe në qiell të pastër. Paradite ishte në Durrës, ku nuk e mbajtën nervat përballë një qytetareje, e cila i kërkoi llogari se përse është shembur pallati i ri ku banonte. Më vonë u tërbua kur një i ri thirri në rrugë ‘Rama ik’. Tamam si një gangster, u kërkoi njerëzve të tij që ta ndalonin qytetarin.

Në mbrëmje, thirrjet ‘Rama ik’ u bënë edhe më të forta dhe ai reagoi me ashpërsi në mesin e fëmijëve me një gjest të ulët. Tashmë është e sigurt, thirrjet ‘Rama ik’ e shkatërrojnë. Ndaj e vetmja mënyrë për të reaguar ndaj kësaj fyerje që u bën shqiptarëve, është e thjeshtë. Sa herë ta shihni në rrugë, vetëm thoni: ‘Rama ik’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco