Padia ndaj Dvoranit/ Presidenti Meta shkon në prokurorinë e Tiranë

Padia ndaj Dvoranit/ Presidenti Meta shkon në prokurorinë e Tiranë

11:29, 10/12/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta do të shkojë mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me padinë e bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Burime nga presidenca kanë konfirmuar për SYRI.net se në orën 12:00 presidenti Meta do të dëshmojë në pozicionin e kallëzuesit ndaj Dvoranit.

Pak ditë më parë, presidenti Meta depozitoi në prokurori padinë e tij ndaj Ardian Dvoranit në lidhje me veprimet e tij si kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dvorani është paditur për shkak të rolit të tij në emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco