Ceremonia e Nobelit për Handke, priten qindra njerëz në protestë

Ceremonia e Nobelit për Handke, priten qindra njerëz në protestë

09:14, 10/12/2019
A+ Aa A-

Këtë të martë, shkrimtari austriak Peter Handke pritet të marrë zyrtarisht çmimin Nobel për Letërsi në Suedi.

Përzgjedhja e Akademisë Suedeze, e shpallur në tetor, provokoi një valë zemërimi në Ballkan dhe përtej, për shkak të mbështetjes së Handke për diktatorin serb, Sllobodan Millosheviç.

Ceremonia do të organizohet në një banket gala me 1200 të ftuar. Çmimin do e dorëzojë mbreti Gustaf.

Megjithatë Shqipëria, Kosova, Turqia, Kroacia dhe Bosnja e kanë bojkotuar këtë ceremoni.

Sipas gazetave suedeze, të paktën dy protesta janë paralajmëruar për këtë shkak.

Qindra njerëz priten të marrin pjesë në dy protestat. E para do mbahet në qendër të Stokholmit, e dyta pranë vendit ku do dorëzohen çmimet.

Teufika Sabanoviç, një nga organizatoret, tha për AFP: “Ai është lejuar të shkruajë çfarë të dojë. Problemi është se ai po nderohet për shkrimet e tij”.

Sabanoviç ka humbur babanë dhe shumicën e fisit në Srebrenicë.

Vetë Handke iu shmang pyetjeve për këtë çështje në Stokholm. Ai tha se pëlqen letërsinë, jo opinionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco