‘Nuk i ka fajet shteti’/ Si ta lexojmë tezën e Luljeta Bozos

‘Nuk i ka fajet shteti’/ Si ta lexojmë tezën e Luljeta Bozos

08:45, 10/12/2019
A+ Aa A-

Inxhinierja Luljeta Bozo njohu momentet e saj të famës pas tërmetit të 26 nëntorit, aq sa e kishte të vështirë të gjente kohë për të dhënë intervista, kaq të shumta ishin kërkesat për të.

Megjithatë, dalja e saj në krah të kryeministrit Edi Rama në dy raste, fillimisht në një takim në zyrë dhe më pas në Komitetin e Rindërtimit, u kritikua nga analistët.

Fatos Lubonja tha se ajo po bëhet koperturë për një tjetër dështim të qeverisë.

Por ajo që bie në sy është se Bozo bëri një deklaratë në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, që u pasqyrua me shpejtësi në mediat pro-qeveritare.

Sipas saj, nuk është faji i shtetit për ndërtimet pa themel që kanë bërë banorët. “Ata nuk kanë zbatuar kodet, ndaj duhet të financojnë,” citohet nga Top Channel deklarata e Bozos.

Që pas tërmetit të nëntorit, qeveria është munduar të ‘kontrabandojë’ përmes mediave të saj tezën se fajin e kanë qytetarët dhe jo shteti.

Kjo është teza e dytë e rrezikshme, pas asaj që mbrojti kryeministri një ditë më parë përpara një qytetareje të shqetësuar. Kur ajo e pyeti se përse i është dëmtuar pallati i ri i sapondërtuar dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi, Rama tha se fajin e ka tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jrgen11/12/2019 21:56

‘Nuk i ka fajet shteti’ eshte e vertete. POR ne konceptin demokratik shteti ka PERGJEGJESI.

Arberi10/12/2019 12:38

Kjo qe ma mban veten per profesore inxhinjere etj, po ta shikoni me mendje te kthjellet ne Durres ka ndertime ne kohes e Italise ne kohen e komunizmit dhe ne kohen e Demokracise prandaj dhe kjo zonja plake mos na boj si specialiste se ndertimet e kohes te saj kane dale te pa banushme jo ato te hershmet ne kohen e Italise, pse ndodh kjo se kto Ing e kohes se Dullës erdhen nga fshati dhe na dolen ndertues Oficera Drejtora inxhinjera etj. Kjo plaka ka pjerdh na tregon ato librat e partise se si te ruhemi nga termeti dhe thote qe pallatet 60 vjecare jane te amortizuara prandaj kane pas Probleme, po pse moj zonje skane Probleme ndertimet e Qyteteve te Europes qe kane 500 vjet të ndertuara, ketu zonja del qe ska lidhje te jete profesore ndertimi se po te ishin keto Ing te afte nuk ndertonin pallate per bagëti.

Xufe10/12/2019 12:31

E nxori fytyrën e vertetës bolshevikja e partisë punës dhe rilindjes se Ramës. Turp të ketë për këtë gënjeshtër që thotë në sherbim të Ramës se është e moshuar. Një pyetje kam për Luljetën sa lëkë ka ka marrë nga rilindja për këtë genjeshtër,se në ditët e para pas termetit tha ndryshe.

Askushi 10/12/2019 10:52

Plaka Bozo u be e besueshme ne media, ne audienca, ne shikues, dhe tani nxjerre koken e vertete, misionin qe i ka dhene partija e saj e rilindjes. E thjeshte fare. Sigurisht qe qytetaret kane faje, qe inxhinjeret kane faje, qe investitoret kane faje, por ne nuk jemi nje vende ku sejci bene cfare do dhe e mbane vete pergjegjesin, Ne jemi ne nje vende me ligje, me qeverri qe na drejton, qe nuk na le te bejme cfare duam, qe na denon per nje fature 3000 energjije etj..... Ai qe ka bere nje lokal ne katin e pare te pallatit dhe ka prishur kolonat, muret, qe ka demtuar pallatin dhe pallati, ka marre nje leje, dikush ja ka dhene kete leje. Ai paguan taxat rregullisht, pra eshte i ligjeshem nga qeverrija. Kush e ka fajin ? Kush ja dha lejen qytetarit, investitorit. Kush e mori ne dorzim objektin, kush e beri kolaudimin ???? Dhe keshtu edhe me pallatet, kush e dha lejen, kush e kontrolloj ndertimin, kush e mori ne dorzim, kush e kolaudoj, kush e legalizoj, kush e hipotekoj, kush e energjizoj, etj??????? Prandaj Rama nuk do qe te ndiqen ligjerisht, pasi te gjitha rruget te cojne tek vet ai Rama gangesteri, Rama mafjozi....asgje nuk eshte bere pa lejen e tije, pa i dhene leke atij.

Shto koment

Denonco