Sot, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Sot, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor

08:46, 10/12/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvillon sot mbledhjen plenare, në të cilën do të shqyrtohen disa projektvendime, si ata për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore  të kandidimit për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatët:

Znj. Aurora Alimadhi          Relator z. Ilir Toska;
Z. Emin Lusha                     Relatore znj. Marçela Shehu;
Z. Vladimir Cjapi                 Relatore znj. Marçela Shehu;
Znj. Ardiola Çela                 Relator z. Alban Toro

Po ashtu, shqyrtimi i projektvendimeve për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidates znj. Jetmira Rragami, relator z. Alban Toro dhe kandidates znj. Rezarta Melo Cenaj, relatore znj. Marçela Shehu.

I treti në radhë, shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e programin të vlerësimeve etike dhe profesionale për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Më pas, projektvendimet për mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes, për disa gjyqtarë, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës; "Për caktimin e gjyqtarëve për mediat” si dhe "për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”.

                 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco