Paradoksi: Kryesojmë presidencën, OSBE na rrëzon ligjin për median

Paradoksi: Kryesojmë presidencën, OSBE na rrëzon ligjin për median

08:42, 10/12/2019
A+ Aa A-

Pesë komisione të Kuvendit pritet të mblidhen të martën për të shqyrtuar dy projektligjet e paketës antishpifje.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi përfaqësuesi i OSBE për Mediat, Harlem Desir, rrëzoi sërish projektligjet e propozuara nga qeveria, edhe pse kjo e fundit thotë se ka bërë përmirësime.

Vlen të theksohet se kjo ‘shuplakë’ e OSBE është pasqyruar në disa prej mediave më të njohura në botë, si Nju Jork Tajms apo Uashington Post.

Edhe Zëri i Amerikës në anglisht pasqyroi shqetësimin e organizatave për mbrojtjen e lirisë së medias se këto nisma qeveritare do të cënojnë lirinë e të shprehurit dhe të menduarit.

Ndërkohë para pak ditësh, Shqipëria mori presidencën e OSBE-së, pavarësisht deficiteve të shumta demokratike në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco