Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Rama kopjon Bashën edhe për 500 inxhinierët

Rama kopjon Bashën edhe për 500 inxhinierët

20:53, 09/12/2019
A+ Aa A-

Pasi ka kopjuar propozimet e kreut të opozitës për ndihmën ndaj biznesit dhe nisma të tjera, Edi Rama ka kopjuar edhe propozimin tjetër të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Në datën 2 dhjetor kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi një plan me tre pika për përballimin e situatës së rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një ndër to ishte dhe përfshirja e 500 inxhinierëve në inspektimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, me qëllim që kjo fazë të përfundonte sa më shpejt.

Një ditë më pas, Edi Rama nervoz pasi kreu i opozitës i kërkoi anulimin e 150 milion eurove qeë marrin 10 oligarkë, filloj të bëjë atë që është e zakonshme tashmë për të, ta marrë me të qeshur.

‘Pika e parë, të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse jo 600, 450?’ tha Rama.

Por në fakt menjëherë pas propozimit të Bashës, zyrtarë të qeverisë u bënë thirrje shumë inxhiniereve të përfshihen në proces.

Dhe sot Edi Rama pranoi se janë angazhuar 500 inxhinierët, duke pranuar pikërisht atë që tha Basha.

‘Janë sot në  terren 500 inxhinierë, shifër e rrumbullakosur, sepse numri varion, shtohen dhe ulen sipas disponimit, por janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja’, tha Rama në takimin e komitetit të rindërtimit.  

Prej 26 Nëntori Edi Rama ka zbatuar disa prej sugjerimeve të Lulzim Bashës, duke nisur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ne Kurbin, angazhimin e më shumë inxhinierëve në terren, akordimin e parave në dorë qytetarëve për të ndërtuar banesat e tyre, ndërsa dje la të hapur edhe mundësinë e marrjes në konsiderate të propozimit tjetër të kreut të opozitës, për lehtësira për biznesin.

Por e vetmja gjë që Edi Rama nuk është gati të bëjë, është bllokimi i fondeve që u jep oligarkëve.

Pavarësisht fatit të qytetarëve, këto para janë të paprekshme për Ramën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco