Pas dëmshpërblimit, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë

Pas dëmshpërblimit, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë

10:22, 09/12/2019
A+ Aa A-

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka ngritur një padi në Gjykatën e Strasburgut për shkarkimin e tij.

Fullani ka paditur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës dhe Kuvendin. Gjykata e Strasburgut ka sjellë pyetjet nëse janë zbatuar siç duhet procedurat ose jo, gjatë vendimit për shkarkimin e tij.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë, pasi ai pretendon se i janë shkelur të drejtat.

Fullani u arrestua në vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014 dhe u miratua nga Kuvendi, pas skandalit që plasi në Bankën Qendrore.

Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm.

Kujtojmë se ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë.

Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh.

Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 9 dhjetor 201909/12/2019 17:17

Mos u çudit o Daj Jaku në një vënd ku paturpësia dhe idjotësia është ngritur në "piedestal". FULLANI është një "skile" e vjetër e rretheve shoqërore dhe politike të Tiranës duke ju servilosur njerzve të fuqishëm të politikës por dhe xhon turqve të rinj që qeverisin vëndin.....

Daj Jaku09/12/2019 15:27

Nuk paska kufi paturpësia e idjotëve. Fatos Nano i kërkon gruas së Fullanit (në atë kohë ajo ishte drejtoreshë e Shkollës Magjistraturës) të bënte gjyqtar vëllain e Xhoanës ( grua e dytë e Nanos). Fullanija i thotë Fatosit se nuk mund të bëhet gjykatës një idjot. Unë mora një idjot dhe e bëra guvernator të Bankës Shqipërisë, ti nuk bënke gjykatës një idjot, kjo ishte përgjigja e Fatos Nanos. Nuk ka gjë më të thjeshtë të qeverisësh i rrethuar me idjotë, thonë po dhe bëjnë lajka gjithë ditën e natën, por vendi shkon për lesh, sikundër e shihni. Sot kemi një të çmëndur bipolar që qeveris i rrethuar me idjotë laperë, jemi në fund të vozës, ka mbet veç shëllira.

t09/12/2019 11:32

Shushunje e pangopur

Shqiptari09/12/2019 10:44

Sigurisht o Fullan qe duhet te kthehesh ne detyre! Qeveria ka nevoje per hajdute ne keto momente te veshtira!!!! More 56 paga shperblim meqe vodhe 6 miliard leke te Thesarit te Shtetit. 56 x 7milion = 392 milion leke i more. 6 miliard iken!!!! Hajde shtet, hajdeeeeeeee! Po te ishe ne kohen e Enverit do te ishe varur perpara Bankes se Shtetit publikisht!

Shto koment

Denonco