Flet Inxhinieri: Tërmeti e kapi gafil shtetin, procesi i vlerësimit nuk po kryhet si duhet

Flet Inxhinieri: Tërmeti e kapi gafil shtetin, procesi i vlerësimit nuk po kryhet si duhet

22:50, 08/12/2019
A+ Aa A-

Në një komunikim për A2 CNN, Edgar Frashëri, inxhinier dhe njëkohësisht ish-anëtar i Këshilli të Rregullimit të Territorit, tha se procesi i vlerësimit nuk po kryhet si duhet, ndërsa shtoi se, tërmeti e kapi shtetin të papërgatitur.

Sipas inxhinierit, ky është një proces afatgjatë dhe duhen shmangur abuzimet.

“Është një fazë shumë e hershme dhe shteti është kapur befas dhe nuk është në gjendje për të bërë vlerësimin e kualifikuar të gjendjes pas tërmetit. Shoh shifra marramendëse që nuk rakordojnë me njëra-tjetrën. Duhet të kemi parasysh që ekspertët e ardhur nga jashtë janë vullnetarë. Ne jemi të zotët e shtëpisë dhe ne duhet t’u vëmë vulën këtyre gjërave.

Shteti duhet të përgatitet për të sistemuar për periudha ta gjata qytetarët. Organizmat që duhet të merren me këtë punë janë fare të papërgatitura”, u shpreh inxhinieri Edgar Frashëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco