‘Plumbin kokës Agron Tufës’/ Studiuesi ironizon me ish-ministrin komunist: Vdiste të bëhej kufitar

‘Plumbin kokës Agron Tufës’/ Studiuesi ironizon me ish-ministrin komunist: Vdiste të bëhej kufitar

21:42, 08/12/2019
A+ Aa A-

Studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi ka ironizuar me ish-ministrin e Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, Osman Murati. Dervishi e mori indicien për t’u tallë me Muratin pas një postimi të këtij të fundit për ish-kreun e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa.

Në një postim në “Facebook”, Murati shprehej i gatshëm të vriste Tufën nëse gjykata e dënon me vdekje.

“Shënim: Nëse bajga Tufa do të procedohej për krimin e akuzës që iu ka bërë heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe gjykata do ta dënonte me vdekje, unë do të propozoja që të bëhesha autori që t’i jepja plumbin kokës”, shkruan Osman Murati.

Image

Por sipas Dervishit, këtë postim ish-ministri e ka hequr pasi është penduar.

Ai tallet me të duke shkruar në “Facebook” se nuk di të shkruajë gjuhën shqipe.

“Ëndrra e vjetër e kufitarit Osman Murati, vrasja e Agron Tufës. 79-vjeçari Osman Murati, ish ministër i Tregtisë së Brendshme në vitet 1982-1990, kohës së kolerës kur populli ushqehej me triska, muajt e mbetur të kësaj jete i mbush përditë në fb me lëvdata për terroristin enver hoxha, lakejtë e pushtetit të tij dhe me sharje pafund ndaj “armikut të klasës”. Veç ta shohësh si shkruan, gjithë gabime gjuhe. Zaten ky kallëp na ka qeverisur. Asnjë fjali nuk e hedh dot si duhet. Osmonja mbahet mend për proponimin tejet interesant që kafja të zëvendësohej nga elbi. Deri aty i shkonte marria”, u shpreh Kastriot Dervishi.

Ish-kreu i Arkivës tha me ironi se ëndrra e Muratit ka qenë të vrasë një armik, por gjatë gjithë kësaj kohe s’ka gjetur kë të vrasë. Madje, ai tregoi se të gjitha këto akuza hidhen virtualisht sepse në të vërtetë Osman Murati e ka djalin zyrtar në Ministrinë e Brendshme.

“Osmonja kishte pasion të bëhej oficer kufiri e të vriste “diversantë”. E kuptoi shpejt se kjo punë kishte privacione dhe e la shkollën 3-vjeçare në vitin e dytë të saj “për arsye shëndetësore”. Mirëpo gjithë jetën ëndërroi për të vrarë një “armik” me plumb e nuk gjeti.

Dje zgjodhi të vrasë Agron Tufën teksa hodhi postimin bashkëlidhur, një tekst terrorist, ordiner e banal, tipik për llojin e tyre. E kuptoi gafën dhe e hoqi shpejt. Osmonja lufton me “armikun” virtualisht, ndërsa djali i tij, bekimi është drejtor në një agjenci në varësi të Ministrisë së Brendshme ku nuk bëhet asgjë. Sigurisht edhe ky “rilindi” më 2013. Nga do ngjajë tjetër?, vijon Dervishi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi09/12/2019 08:21

Asmono a me ha mutin

Martin08/12/2019 22:20

Fatkeqsisht pinjollet e sistemit Te diktatures (1944-1991) drejtojne perseri me femijet e tyre. Qysh nga 2013 me E Ramen kjo tendence u be edhe me e dukshme. Mjere shqiptaret kush I drejton (?!)

Shto koment

Denonco