Çoi në burg vëllain e ministrit/ Të martën pretenca për Ervin Salianjin

Çoi në burg vëllain e ministrit/ Të martën pretenca për Ervin Salianjin

20:43, 08/12/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e martë, në orën 13:00, kur prokuroria do të japë pretencën për çështjen ‘Xhafaj-Babale’ dhe ku të akuzuar janë dhe ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Kjo çështje mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit pre favorizim nga ish-ministri i Brendshëm, të vëllait të tij te dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Ishte pikërisht publikimi i audio-përgjimit nga PD dhe ish deputeti i saj që detyruan vëllain e ministrit të brendshëm asokohe të vetëdorëzohej tek autoritetetet italiane, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcenuar denoncuesit.

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet burg për Ervin Salianjin i akuzuar si organizator se bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.

Pretenca për çështjen në një kohë kur vendi pasojat e tërmetit tragjik dhe inekzistencën e qeverisë, mund të shihet sërish si një mjet për të devijuar vëmendjen dhe si një kërcënim për opozitën,

Ish-deputeti Salianji është shprehur disa herë se, kryeministri Edi Rama ka prokurorë të tij që i paguan me lekët e qytetarëve dhe të cilët duan të shkëpusin vëmendjen nga krimi e ta mbajnë te opozita. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco