Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

'Në vend që të shoqërojë Ramën në Turqi, Gjushi duhet të ishte në burg'

'Në vend që të shoqërojë Ramën në Turqi, Gjushi duhet të ishte në burg'

19:05, 08/12/2019
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako është në qendër të akuzave pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima.

Njeriu që ka firmosur lejet e ndërtimit në qytetin bregdetar është "shmangur" disa herë nga kryeministri Edi Rama, madje në një prej vizitave të tij në Durrës ai u detyrua të fshinte videon live vetëm pse aty shfaqej Dako.

Por në Turqi nuk ka arsye ta bëjë. Gjatë vizitës së tij në Stamboll Rama është shoqëruar edhe nga ish-kryebashkiaku i tij. Denoncimin e bën nënkryetari i PD, Edi Paloka.

"Po të triumfojë ligji mbi partinë, Gjush Dako në vend që të ri-emërohet dhe të ngarkohet për zhdukjen e letrave live në ERTV, e të shoqërojë Ramën në Turqi, duhet të ishte në burg për masakrën urbane në Durrës, që është bërë me firmën e tij dhe me betonin e tij", u shpreh sot Edi Paloka në përgjigjen e tij ndaj ftesave të kryeministrit Rama në adresë të liderit të opozitës Lulzim Basha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zhade10/12/2019 16:05

6 MILION EURO NJE URE BETONI E VANGJUSH DAKOS KURSE DEPOT E EMERGJENCES BOSH ...MJAFT MË I MUSHUAN NE KURRIZ KETIJ POPULLI TE MJERÈ QE U SHKLYE NE MITINGJET E RAMES

Afel10/12/2019 16:00

6 milion euro i ka kushtuar durrsakeve veliera e Hajdutit vangjush dako dhe qe ai uzurpatori overdoze ED RAMA NUK E ZEN FARE ME GOJE...SE KELYSHIN E VET DO TA RUAJE ME CDO KUSHT

Hamzi krraba08/12/2019 20:16

Arrestojeni pra ju q... robt vec llafe kini

Shto koment

Denonco