Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

8 Dhjetori është krenaria jonë kombëtare!

8 Dhjetori është krenaria jonë kombëtare!

18:08, 08/12/2019
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi -

Shumë aktivitete e forma protestash planifikonim me të rinjtë e FRPD për sot, por kurrë nuk e imagjinuam që ky 8 Dhjetor do të na gjente kështu! Që nga dita e parë e fatkeqësisë, të rinjtë e FRPD kanë qëndruar çdo ditë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Thumanë, Mamurras, Bubq, Fushë Krujë, Durrës, Ishëm, Manëz, Shijak, Krujë, Pezë e plot fshatra të gjunjëzuar nga ky tërmet, që nxorri në pah varfërinë e tejskajshme dhe mungesën e vëmendjes nga shteti!

Ndaj ky përvjetor i 29-të i Lëvizjes Studentore, na gjeti pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Fushë Mamurrasit. Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, të rinjtë e FRPD, si çdo ditë, edhe sot shpërndanë ndihma e i qëndruan pranë banorëve në shenjë solidariteti.

Mirënjohje për çdo të ri, gjimnazist e student, që dha kontribut pas kësaj tragjedie kombëtare. Një falenderim i përzemërt për të gjithë ata që besuan tek FRPD dhe mundësuan ndihma për qindra e qindra familje në këto ditë të vështira.

Nuk ka nderim më të madh, në kujtimin e heronjve të Lëvizjes Studentore 90, se RIKTHIMI i dinjitetit të nëpërkëmbur të shoqërise tonë, ndaj të luftojmë, çdo ditë të ndezim zjarrin e shpresës në këtë vend.

Vetëm në këtë formë mund ta perkujtojmë 8 Dhjetorin dhe amanetin që la Azem Hajdari, Shqipërinë si Europa!

Në ‘90 ishte detyra e tyre, sot është detyrimi ynë për një 8 Dhjetor të dytë!

Bashkë do ia dalim 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco