I quan serbët 'miq'/ Reagon me në fund edhe Rama për Vuçiç dhe Masakrën e Reçakut

I quan serbët 'miq'/ Reagon me në fund edhe Rama për Vuçiç dhe Masakrën e Reçakut

22:54, 07/12/2019
A+ Aa A-

Pas dënimit me 2 vjet burg të ish-ministrit serb të qeverisë së Kosovës, mbi përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, në mbështetje të tij ka dalë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili e ka mohuar masakrën e Reçakut, duke e quajtur një fabrikim të shqiptarëve.

Reagime të menjëhershme ka pasur nga figurat politike në Kosovë, duke i rikujtuar Aleksandër Vuçiç, se masakra e Reçakut ka qënë një nga shumë krimet ndaj civilëve, që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës.

Por më në fund vjen edhe reagimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në anglisht në Twitter, teksa i quan serbët "miq", Rama shprehet se:

“Lërini të vdekurit të varrosin të vdekurit" dhe le të bëjmë atë që kërkojnë të gjithë: Ndërtoni paqen dhe prosperitetin për të gjithë fëmijët tanë dhe bëjeni rajonin tonë një model!”, shkruan Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku08/12/2019 08:03

Blasfemia e E Dramës me të vdekurit e Kosovës njësoj sikur paqen dhe vëllazërimin e hebrejve me gjermanët ta udhëhiqte Hitleri me nazistët e tij, për jetën e lumtur të fëmijëve.

Shto koment

Denonco