'Seriali i dytë i kujdesit të Partisë për popullin'/ Spaho: Injorimi i 21 shtatorit shkaktoi 24 viktima më 26 nëntor

'Seriali i dytë i kujdesit të Partisë për popullin'/ Spaho: Injorimi i 21 shtatorit shkaktoi 24 viktima më 26 nëntor

15:57, 07/12/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho nuk kursen ironinë dhe revoltën e tij lidhur me sjelljen, që sipas tij, po bën qeveria me të prekurit nga tërmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho shprehet se inagurimet mediatike bëhen për të tërhequr vëmendjen nga 24 të vrarët në Thumanë, të cilëve pas tërmetit të 21 shtatorit banesat ju kthyen në të pabanueshme, por që askush nuk e vuri ujin në zjarr duke i lënë të vdisnin nën rrënoja më 26 nëntor.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

Tani ka filluar seriali i dyte i kujdesit te Partise per popullin, inagurimi i shtepive e reja te ndertuara pas termetit te 21 Shtatorit. Inagurimi shoqerohet me urimet "marsh nga ditet tona", " te na udheheqesh sa me gjate" dhe me puthje duarsh si Kim Jong Un.

Kjo behet ne rradhe te pare, per te terhequr vemendjen nga 24 te vraret ne Thumane, te cileve ne 21 Shtator godinat ju kthyen ne te pabanueshme, por qe katilet ne pushtetin vendor dhe qendror, nuk e vune ujin ne zjarr dhe i lane qe te vdisnin ne rrenoja ne 26 Nentor.

Keto inagurime me pompe, synojne te harrohen edhe qindra familje te tjera te cilave indiferenca shtetetore ndaj demtimeve te shtepive ne 21 shtator, beri qe termeti i 26 Nendorit ti ktheje ne te pabanueshme dhe njerezit sot te jene ne qiell te hapur.

Me poshte keni dhjetra familje te tilla nga fshatrat e Ndroqit, te cilat termetet ne 21 Shtator dhe 26 Nentor i kane lene ne meshire te Zotit. Ketyre te shkreteve nuk ju ndertohen shtepi te reja sepse nuk kane lidhje ne sekretarin e partise.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco