‘Turp i njerëzimit’/ Washington Post: Çfarë tha Rama për Trump

‘Turp i njerëzimit’/ Washington Post: Çfarë tha Rama për Trump

13:36, 07/12/2019
A+ Aa A-

Gazeta e njohur amerikane, Washington Post, ka risjellë në kujtesën e amerikanëve gjërat negative që janë thënë për presidentin e SHBA, Donald Trump, nga zyrtarët e vendeve të huaja.

Në renditjen e bërë nga gazeta, bie në sy edhe qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Rama ishte ndër më të zellshmit me sulmet ndaj Trump, përpara se ai të bëhej kryetar i shtetit më të fuqishëm në botë.

Ja citimi i Ramës në prill të vitit 2016, që e risjell Washington Post:

“Donald Trump dhe të tjerët në Europë janë me të vërtetë turpi i civilizimit tonë”.

Kujtojmë se para pak ditësh në samitin e NATO-s, Rama u përjashtua nga darka e shtruar prej presidentit amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco