Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama vijon batutat, por pse po i kthehet tërmetit të shtatorit?

Rama vijon batutat, por pse po i kthehet tërmetit të shtatorit?

11:29, 07/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama vazhdoi humorin dhe batutat edhe të shtunën, kur vizitoi disa banorë të zonës së Vorës, të prekur nga tërmeti i parë i shtatorit.

Pasi e nisi sërish transmetimin e tij live duke sulmuar mediat, Rama bëri humor me ministren e tij, Belinda Balluku.

Rama: Kjo është shejtani më i madh, po e tha, e bo.

Kryefamiljari: Njësh është.

Rama: Po, njëshi është. Unë jam dyshi pas saj.

Banori: Ka ardhur që pas tërmetit të shtatorit.

Rama: Ne ato të shtatorit nuk i kemi harru, janë në shënim, puna vazhdon. Por do çik durim kjo punë.

Kryefamiljari: Po normale, po.

Ajo që bie në sy është se Rama po i rikthehet tërmetit të shtatorit jo pa qëllim. Ai po tregon se shteti ka qenë i mobilizuar që pas tërmetit të parë.

Këto ditë opinioni publik po zien për faktin nëse tragjedia do të ishte minimizuar për shkak se goditja e shtatorit mund të shërbente si një paralajmërim.

Por disa të dhëna sugjerojnë se mobilizimi i shtetit pas tërmetit të shtatorit ishte sa për të larë gojën. Ndërkohë shumë familje që u dëmtuan nga tërmeti i parë, vazhduan të jetojnë në banesa të rrezikshme.

Rasti më flagrant mbetet ai i Thumanës, të cilin ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur ‘vrasje shtetërore’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari07/12/2019 15:16

Perkufizimi i Psikopatise: Psikopatia përkufizohet si një çrregullim mendor (antisocial) në të cilin një individ manifeston sjellje amorale dhe antisociale, tregon mungesë aftësie për të dashuruar ose paaftesi per te krijuar marrëdhënie personale kuptimplote, shpreh egocentricitet ekstrem dhe tregon një dështim për të mësuar nga përvoja dhe sjelljet e tjera të shoqëruara. ..

Shqiptari07/12/2019 15:13

Rama eshte nje narcist shembullor, i cili eshte gati qe per te ruajtur pushtetin e tij jo vetem te perdore te tjeret, hallet e tyre, femijet, grate dhe burrat e paburre apo te cburreruar perpara tij, por eshte gati qe te perdore edhe femijen e vet, sic beri me shpifjen e turpshme gjasme me te dashuren e Gregut qe kishte humbur jeten nga termeti! Aieshte nje narcist ekstrem qe eshte gati te haje edhe femijete e tij!!!!

Afel07/12/2019 14:00

Si mundet që ky PUSHT MASHTRUES TALLES HIPOKRIT NUK THOTË ASNJE FJALE TË VETME PER MASAKREN E NDERTIMEME KRIMINALE NE DURRES DHE PIKËRISHT PER SHKAKTARIN E VETËM QE GJITHE BOTA E NJEH I BABËZITURI I PANGOPUR VANGJUSH DAKO PJELLA E KEQE..

Shto koment

Denonco