Pse tërheqja nga koncesioni i rrugës Milot-Balldren nuk mjafton

Pse tërheqja nga koncesioni i rrugës Milot-Balldren nuk mjafton

10:09, 07/12/2019
A+ Aa A-

Një ditë më parë, një lajm qarkulloi me shpejtësi. Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi në studion e emisionit Provokacija se koncesioni i rrugës Milot-Balldren, që është etiketuar si rruga e florinjtë, nuk do të bëhet.

Për ironi, deklarata e tij vinte pasi opozita kishte kohë që kërkonte anulimin e koncesioneve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Po ashtu, ditën kur Braçe do bënte këtë deklaratë, revista e specializuar ekonomike, Monitor, në një shkrim të gjatë argumentonte se përse duhej anuluar koncesioni i ‘rrugës së florinjtë’.

Megjithatë në mbrëmje, Braçe nxori një tjetër teori. Ai tha se ka një muaj që është mësuar fati i këtij koncesioni.

“Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet… pse po bërtasin për Milot-Balldren”, tha Braçe.

Ndoshta Braçe e ka ditur prej një muaji, por lajmi është bërë publik tani pas shpërthimit të zemërimit publik për koncesionet.

Për koncesionet nuk janë ankuar vetëm shqiptarët, por edhe organizatat e huaja që kujdesen për ekonominë dhe financat.

Megjithatë shanset janë që zemërimi i njerëzve të mos ndalet pasi shumë koncesione të tjera janë miratuar dhe shqiptarët do të paguajnë për to edhe kur emri i Edi Ramës të jetë harruar.

Arsyeja është e thjeshtë: njerëzit nuk po ia shohin vlerën faturës prej miliarda eurosh që po paguajnë.

Vetëm para pak ditësh, mjeku Artan Koni argumentoi sërish se koncesioni i sterilizimit është shumë i shtrenjtë. Ai tha se ai koncesion nuk ka ndryshuar asgjë në spital. Por me anulimin e tij, mund të ndërtohen së paku 500 shtëpi për të prekurit nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco