Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Pa investimet e huaja, Irlanda do ishte si Shqipëria me mot të keq’

‘Pa investimet e huaja, Irlanda do ishte si Shqipëria me mot të keq’

09:11, 07/12/2019
A+ Aa A-

Shqipëria po përjetonte ditë të vështira ekonomike edhe përpara se të vinte tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Një prej investimeve më të rëndësishme në vend, Gazsjellësi Transadriatik do mbyllte edhe ‘rubinetin’ e parave të hedhura në ekonomi.

Thatësira e këtij viti ekspozoi edhe varësinë e ekonomisë ndaj sistemit të energjisë ujore.

Analistët e ndryshëm e kanë sfiduar vazhdimisht kryeministrin Edi Rama që të tregojë një investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri gjatë qeverisjes së tij.

Pyetja që i kanë shtruar prej kohësh gazetarët si Armand Shkullaku apo Andi Bushati, nuk ka marrë një përgjigje direkte, por vetëm batuta.

Sesa të rëndësishme janë kompanitë e huaja që investojnë në vend, e tregon rasti i Serbisë, e cila ka hapur dhjetëra mijëra vende pune nga firmat gjermane.

Për të kuptuar se përse një vendi i duhen investimet e huaja, shërben edhe një analizë e ekonomistit irlandez, David McWilliams në ‘Irish Times’. Ai shkruan se po të mos ishte prania e kompanive të mëdha të huaja në vend, Irlanda do ishte si Shqipëria.

“Ekonomikisht, pa investimet multinacionale, Irlanda do të ishte Shqipëria me një mot brutal,” shkruan ai.

Më tej ai thekson se po të mos ishin këto investime të huaja, Irlanda do të kishte rrëshqitur politikisht në sëmundjen e populizmit.

Mjafton kaq për të kuptuar se përse kryeministri shqiptar e kthen gjithçka në parodi, edhe tragjedinë. Sikundër mjafton kjo për të kuptuar se përse vala e re e emigracionit të shqiptarëve i është drejtuar Irlandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco