Zbythet qeveria/ Braçe: Milot-Balldren nuk do të bëhet

Zbythet qeveria/ Braçe: Milot-Balldren nuk do të bëhet

22:29, 06/12/2019
A+ Aa A-

Zv/Kryeministri Erion Braçe, i ftuar në "Provokacija" në Abc News, deklaroi për herë të parë se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar.

Sipas numrit dy të qeverisë, “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”.

Një nga kërkesat e PD është të anulohen PPP?

“E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të khehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!

A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit.

Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”, u shpreh Braçe.

Sipas projektligjit të mbërritur në Kuvend për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro.

Kjo do të thoshte se taksapaguesit shqiptarë do paguajnë shifrën e çmendur prej 15 milionë euro për çdo kilometër të rrugës, e cila shtrihet në një terren fushor dhe ndjek gjurmën e rrugës ekzistuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari06/12/2019 23:56

Heeeeeeeeeeeeeeeej! O Shqiptare! Rruga kushton 9.4 milion EURO per 1 KILOMETER!!!!!! Ose 9400 EURO per 1 METER LINEAR rruge fushore!!!!!!! Cfare vjedhje gjigande????!!!! Po ta kishte Edi per ta paguar nga xhepi i tij, a do ta bente???? E shikoni se sa shume e do EDI RAMA popullin shqiptar!!!! Ai e vjedh dhe e grabit popullin e tij, por ama di edhe te qaje kur vdesin njerez per fajin e tij!!!

Shto koment

Denonco