Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ja çfarë bëri një ditë pas tërmetit

Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, ja çfarë bëri një ditë pas tërmetit

20:45, 06/12/2019
A+ Aa A-

Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Teuta Dobi, është shkarkuar sot nga puna.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Abc News.

Burime nga shkolla thanë se znj. Dobi, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, lejoi nxënësit të hynin në shkollë për të zhvilluar një provim në lëndën e gjermanishtes.

Në kohën kur toka ende dridhej nga pasgoditjet e termetit 6.4 ballësh, drejtoresha mori guximin të çelë dyert e shkollës, duke rrezikuar jeten e nxënësve.

“Sami Frashëri” është një ndër shkollat që ka pësuar dëme të shumta dhe për pasojë është klasifikuar nga inxhinierët “jashtë funksionit”.

Në këtë shkollë ka rënë tavani, edhe pse shkolla ishte rikonstruktuar në vitin 2018.

Kujtojmë që po kjo drejtoreshë një vit më parë u regjistrua në një klasë në shkollën Sami Frashëri duke u bërë presion nxënësve që të mos bashkoheshin me protestën e studentëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zhade09/12/2019 18:02

Sa me te kuqe buzet aq me bosh kaptinaaaa mjere ky brez cfare edukatorësh ka...

Zhade09/12/2019 13:34

SA ME TE VERDHA FLOKET AQ ME BOSH KAPTINAA....BOLL QE KA FLOKE TE VETDHA DHE FUSTASN ME LULE E KEPUCE ME TAKAAAA ...TE TJERAT PAK RENDESI KANEEE..

Tiranassssio08/12/2019 22:01

Modeli me i shemtuar i edukimit dhe arsimimit.

TIFOZI dt 8 dhjetor 201908/12/2019 18:45

Që JUVENTUSI u turpërua me humbjen ndaj LACIOS nuk është vetëm tersllëku i krye xhonturkut të Shqipërisë por 50% të fajit e ka edhe trajneri Sarri me skema të gabuara që aplikon në çdo ndeshje..

Kejsi06/12/2019 23:29

Epo shyqyr

Shto koment

Denonco