'Tërmeti shembi ndërtesën e shtetit shqiptar'/ Ish-deputeti: Ja pse Basha nuk ka arsye të ulet me Ramën

'Tërmeti shembi ndërtesën e shtetit shqiptar'/ Ish-deputeti: Ja pse Basha nuk ka arsye të ulet me Ramën

19:44, 06/12/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadili tha në studion e Fax Neës se tërmeti i 26 Nëntorit nuk shembi vetëm banesa, por edhe imazhin e shtetit, ndëra argumentoi se emergjencat nuk bënë një punë të mirë në menaxhimin e situatës.

Kadili tha se disa nga banesat që u shembën kishin dhënë sinjale të rrezikshmëri dhe ishin parë nga autoritetet teksa e quajti të pafalshme lënien e familjeve në ato banesa.

“Përtej faktit se ishte një fatkeqësi natyrore, çfarë i përket menaxhimit të të gjithë situatës nga ana e shtetit shqiptar për të pasur një përgjigje të organizuar dhe të menjëhershme. Ne nuk kemi akoma një strukturë të mirë të emergjencës. Ky nuk është një vend që nuk përfshihet  nga fatkeqësi të shumta, tërmeti nuk shhmbi vvetëm banesat por edhe imazhin e shtetit shqiptar, u rrëzua edhe ajo që tregon se shteti mund të ketë kujdes ndaj qytetarëve në raste të tilla.

Disa raste e ndërteat ishin klasifikuar nga tërmeti i 21 shtorit si të rrezikshme dhe kjo është e pafalshme sepse pikërisht ato u shembën dhe morën jetë njerëzish. Janë shembur një sërë shkollash të sapo ndërtuara apo të rikonstruktuar. Shikojmë makutërinë e hoteleve që ranë të cilat janë ndërtuar në sytë e zyrtarëve në mënyrë makute që kanë pasur të gjitha mundësitë ti parandalojnë”.

Për sistemimin e banorëve nëpër hotele dhe çadra, Kadili tha:

“Nuk është zgjedhja e duhur as çadra as hotelet, ka apartamente bosh mbi 2000 janë në Durrës pse nuk i merr ato me qera, kanë edhe një kosto më të vogël”.

Dorëheqjen e Valbona Sakos, Kadili e sheh përtej astyre justifikimeve që ajo ka dhënë, dhe argumentoi se duhej të qëndronte krah qytetarëve në këtë situatë si dhe nuk la pa përmendur mënyrën se si është zgjedhur.

Ftesën e Ramës ndaj Bashës e argumentoi duke thënë se është normale që palët të ulën në raste të tilla, por kjo nuk mund të ndodh sipas Kadilit në një kohë kur Basha propozoi një plan prej 3 pikash të cilin qeveria tha ai, e përqeshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco