Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Dëmet e tërmetit, dy raporte të ndryshme për drejtorinë e Tatimeve

FOTO/ Dëmet e tërmetit, dy raporte të ndryshme për drejtorinë e Tatimeve

15:04, 06/12/2019
A+ Aa A-

Dy raporte të ndryshme për të njëjtin objekt.

Bëhet fjalë për drejtorinë rajonale të Tatimeve në Tiranë.

Janë të njëjtët ekspertë që kanë inspektuar këtë objekt në datat 4 dhe 5 dhjetor.

Në inspektimin e datës 4 dhjetor, thuhet se ndërtesa ka dëmtime të riparueshme dhe është plotësisht funksionale, duke dhënë disa porosi për të bërë rregullime të vogla.

Image

Por të njëjtët ekspertë janë kthyer sërish aty një ditë më vonë, në datën 5 dhjetor.

Në inspektimin e dytë, ata kanë vërejtur dëmtime të mëdha në strukturën e objektit në kolona dhe në soletë.

Kështu herën e dytë, inxhinieri konstruktor dhe arkitektja e kanë nxjerrë të papërdorshëm këtë objekt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Samiu06/12/2019 17:44

Nuk kanë bërë gabim. Paguhen që t'a nxjerrin të dëmtuar. Pazar i madh. Korrupsioni në maja

Shto koment

Denonco