Berisha: Ndrikulla të klonuara të narkoshtetit!

Berisha: Ndrikulla të klonuara të narkoshtetit!

14:03, 06/12/2019
A+ Aa A-

“Ndrikulla të klonuara të narkoshtetit”.

Këtë emërues të përbashkët u ka gjetur, ish-kryeministri Sali Berisha, dy zyrtareve të larta të Qeverisë, si Valbona Sakos, deri para një jave kryebashkiake e Durrësit, ashtu edhe Ornela Çuçit, Zv.ministres së Turizmit, pasi ka lexuar një artikull të JOQ.

Dy zyrtaret, duke dashur të lëvdojnë përpjekjet e Qeverisë se si ua ka zgjidhur brenda një jave problemin, mijëra të pastrehëve në tre qarqe të Shqipërisë dhe si këta të fundit tashmë po prekin lumturinë me dorë në hotele, çadra dhe kasollet ku janë futur – kanë rënë viktima të servilizmit të tyre dhe janë shigjetuar fuqishëm nga mediat dhe opinioni i gjërë.

Po çfarë tha Ornela Çuçi?! Zv.ministrja, po njesoj si Sako,  dha një prononcim për TCH, në të cilën u shpreh se dekorimi i Durrësit për festa pas tragjedisë, “nuk ka asgjë të jashtëzakonshme". Ish-kryeministri Berisha duket se nuk ka gjetur më fjalë për t'i komentuar më tej këto qendrime, por ka publikuar pikërisht atë që është shfaqur në sytë e publikut dhe ka ngjallur indinjatë.

Ndiqni më poshtë intervistën:

Gazetari: A është ky momenti i duhur për vendosjen e zbukurimeve në qytetin e Durrësit, pas kësaj tragjedie që kemi kaluar?!

Çuçi: Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti kur të gjithë shtetet në botë nisin të dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ajo që është e jashtëzakonshme është se sot në çdo hotel, ku strehohen banorët që kanë ngelur pa strehë për shkak të tërmetit, është ndezur nga vetë fëmijët, pema e Vitit të Ri. Kjo po, është e jashtëzakonshme. ata kanë dashur vetë ta bëjnë këtë dhe ne ua kemi mundësuar madje kemi mundësuar që secili prej tyre të ketë pemën dhe poshtë, dhuratat e Vitit të Ri. Janë fëmijë, kanë gjithë të drejtën për të gëzuar dhe në fakt, jeta ëhstë shumë e bukur dhe vazhdon. Këtë na e kanë treguar më së miri foshnjat që sot kanë dalë nga inkubatori për shkak se kanë lindur prematurë për shkak të tronditjes që kanë pësuar mamat e tyre për shkak të tërmetit. Jeta është shumë e bukur, vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bani06/12/2019 16:45

Oj bjonde qe ke rradhen .... po si moj nuk qenka ndo nje gje e jashtzakonshme

Shto koment

Denonco