Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Shqipëria merr Presidencën e OSBE, Rama niset për në Bratislavë

Shqipëria merr Presidencën e OSBE, Rama niset për në Bratislavë

08:49, 06/12/2019
A+ Aa A-

Shqipëria merr sot Presidencën e OSBE-së dhe sipas rregullit të vendeve anëtare, do të jetë Kryeministri Edi Rama kryetar për vitin 2020. Sipas rregullit të OSBE, kryesimin e merr Ministri i Jashtëm dhe këtë funksion në Shqipëri e kryen vetë Kryeministri në kushtet kur Gent Cakaj, Ministri për Evropën nuk është dekretuar nga Presidenti dhe konsiderohet “ministër në detyrë”.

Për këtë arsye, Rama do të shkojë sot në Sllovaki, në Bratislavë, ku do t’i dorëzohet detyra. Lajmin e bëri vetë të ditur  në mbledhjen e jashtëzakonshmë të Qeverisë .

“Unë duhet të iki pas pak, - tha ai, -  sepse është dhe një histori tjetër që fillon për mua dhe për Gentin: Shqipëria merr Presidencën e OSBE, do të kem dhe një ngarkesë plus, atë të Chairman Office për të drejtuar OSBE-në dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën.

Pastaj, direkt nesër, duhet të shkoj në Stamboll, në takimin që ka organizuar Presidenti Erdogan me investitorët dhe biznesmenë ku do të kem një panel të veçantë për adresuar këtë ndërkohë që do të kemi dhe një konferencë donatorësh të rajonit lindor dhe unë kam kërkuar e besoj se do të kthehem me çadra me vete. Besoj."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 06/12/2019 18:33

OSBE iku per lesh, shikojeni kur ta qelbi dhe OSBE ky i qelbur.

Bobi06/12/2019 09:01

Duhet shkri OSBE! Turp qe ka rene ne doren e nje drogmeni! Rrime dge shajme Europen, se fajin na ka ajo kur ne krye te vendit kemi nje pleher si Rama

Shto koment

Denonco