Shqipëria s’ka më njerëz/ Drama që del në pah nga mediat e huaja

Shqipëria s’ka më njerëz/ Drama që del në pah nga mediat e huaja

08:31, 06/12/2019
A+ Aa A-

Rrjeti gjerman, ARD, në një reportazh të gjatë të publikuar para pak ditësh, evidentonte një problem madhor në Shqipëri: Vendit i mungojnë njerëzit, sidomos ekspertët.

Edhe një analizë e një portali të njohur grek theksonte pikërisht faktin se Shqipëria ka një problem të madh demografik: populli po plaket, lindjet janë ulur, njerëzit po ikin.

Megjithatë kryeministri Edi Rama është munduar ta ulë peshën e këtij problemi të madh në vend deri pas goditjes së tërmetit më 26 nëntor.

Ai në qartësoi se nga Shqipëria ka rrjedhur ‘truri’, pasi kanë ngelur pak inxhinierë dhe ekspertë.

Kurse të premten, Rama pranoi në një mbledhje qeverie se nuk ka forcë punëtore për të rindërtuar vendin. Ai tha se ata do merren nga jashtë.

Kjo është një tjetër dramë që i shtohet Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco