VIDEO/ ‘Shefi po bëj ndonjë gjë për ato letrat....’ Dako i afrohet, Rama e fshin menjëherë nga facebooku videon

VIDEO/ ‘Shefi po bëj ndonjë gjë për ato letrat....’ Dako i afrohet, Rama e fshin menjëherë nga facebooku videon

21:20, 05/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ndodhej këtë mbrëmjes në Durrës, ku vazhdoi turin e tij të njohjes me situatën në terren. Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohej me Bledi Çuçi.

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës në hije ndodhej edhe Vangjush Dako, ku kameramani i ERTV është kujdesur që të mos e filmojë.

Por në fund të regjistrimit në momentin që Rama po largohej, në kamera është shfaqur Dako që i thotë Ramës “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa kryeministri i është përgjigjur shkurt: “Ok”.

Personi që filmon në televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar kryebashkiakun që ka drejtuar Durrësin për 12 vite, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Megjithëse u shfaq në një fragment sekonde, kryeministri Edi Rama për të zhdukur çdo provë që ishte me Dakon, vendosi që ta fshinte nga Facebook, ndersa ky moment është kapur nga kamera e Faxnews.

Edhe pse tani janë gjithë të bindur që dorëheqjes së Valbona Sakos punët e bashkisë i drejton Zhylien Varfaj, njeriu i afërt i Dakos.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco